5.4 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

KQZ nuk ka buxhet për zgjedhje të parakohshme

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale dhe certifikimi i tyre përfshin disa hapa të rëndësishëm, duke përfshirë verifikimin e rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), numërimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Telegrafin se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor.

“Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në PZAP dhe më pas, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme. KQZ është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, tha Elezi. Sipas Elezit, deri më tani KQZ ka përmbyllur aktivitetet në QKN dhe ka numëruar fletëvotimet në QNR, përfshirë pjesën më të madhe të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Megjithatë, KQZ është ende në pritje të ardhjes së 10 pakove me fletëvotime të tërhequra nga kutia postare në Kanbera të Australisë.

Në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Elezi theksoi se KQZ nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të tillë që nuk ishte parashikuar.

“Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, KQZ-ja do të përgatisë me kohë kërkesën buxhetore dhe do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. Kjo ka ndodhur edhe në raste të tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo në një vit jo-zgjedhor”, tha Elezi, transmeton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit