Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Udhëtim me Librin

by administrator
13:02 22/10/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali
0
SHARES
28
VIEWS
Share on Facebook

Nga Arsim Mulliqaj, Frankfurt

17 Tetor 2025 – Isha përgatitur prej kohësh për të qenë i pranishëm në panairin më të madh ndërkombëtar të librit në qytetin Frankfurt të Gjermanisë – dhe më në fund, kjo ditë erdhi. Nga aeroporti “Milano Linate” fluturova drejt “Frankfurt Flughafen”, një udhëtim i shkurtër, vetëm një orë, por i mbushur me emocionet e një qëllimi të madh.

(Arsim Mulliqaj “Frankfurter Buchmesse 25)

Kafen e mëngjesit e shijova në kafenenë “Fortuna”, pronar i së cilës është Ceni, një mik e një i afërm i dashur i familjes sonë – dajë e nip. Një kafe me shije miqësie e mall për rrënjët.

Pa humbur kohë, nisa udhëtimin tim drejt zemrës së ngjarjes – Frankfurter Buchmesse 2025, një tempull i librit, i ideve dhe i kulturave që takohen e ndërthuren. Me hapa të sigurt dhe me emocione të sinqerta, u drejtova fillimisht te stendat e shtëpive botuese italiane. Takimi im i parë ishte me përfaqësuesen e njërës ndër shtëpitë më të mëdha botuese në Itali – “Mondadori”. Me zonjën dott.ssa Villa, zhvilluam një bisedë të gjatë, profesionale dhe tejet frymëzuese.

Ishte një kënaqësi e madhe të takoja e të bisedoja me përfaqësues të botimeve të tilla prestigjioze si Mondadori, Bibliolibrò, Bibliotheka, Infinito Edizioni, Round Robin, Voland, e shumë të tjera. Në secilin takim, në çdo shtrëngim duarsh, ndieja se po ndërtoja ura të reja miqësie e bashkëpunimi, duke mbjellë farat e një synimi të madh – realizimin e projektit tim letrar, që po merr formë çdo ditë e më shumë.

Në qendër të këtyre bisedave ishte rrëfimi im “Vivere e morire in Kosovo” (Una testimonianza attraverso l’esperienza della guerra), i cili ngjalli shumë kurreshtje tek përfaqësuesit italianë. Tavolinat e diskutimeve u kthyen në hapësira krenarie, sepse kuptova edhe njëherë sa e rëndësishme është të rrëfehemi për betejat tona, për të ruajtur kujtesën e identitetit dhe për të dëshmuar sakrificën e popullit tonë.

Në mbrëmje, ndalesa ime ishte te përfaqësia e Kosovës. Aty më pritën përzemërsisht Artan dhe Edon Zeneli, djemtë e kryebotuesit të njohur Avdullah Zeneli nga shtëpia botuese “Buzuku”. Edhe pse koha ishte e shkurtër, takimi me ta ishte i ngrohtë dhe frytdhënës. Artani, një botues i përgatitur e vizionar, më shoqëroi në kafeterinë e Frankfurter Buchmesse, ku ndamë ide e plane për të ardhmen.

Shtëpia botuese “Buzuku” shprehu interes të veçantë që rrëfimi im “Të jetosh dhe të vdisësh në Kosovë” (Një dëshmi përmes përvojës së luftës) të botohet edhe në gjuhën shqipe. Ky ishte një premtim dhe një frymëzim i ri që do të marrë jetë në Prishtinë, në takimin me profesor Avdullah Zenelin.

Teksa po bisedonim, na u bashkuan dashamirës të tjerë të librit. Ndër ta, më la mbresë i veçantë Tony J. Selimi, një personalitet nga Londra, me përgatitje të lartë profesionale dhe shpirt njerëzor. Ai shfaqi dashuri të sinqertë për kulturën shqiptare dhe dëshirë për të ndërtuar ura miqësie kulturore mes popujve tanë. Ishte e bukur të shihje se si libri dhe fjala e shkruar bashkonin njerëz të shpërndarë nëpër botë për një qëllim të përbashkët – të mirën dhe përparimin kulturor.

( FC “KOSOVA FRANKFURT”)

Në mbrëmje, isha i ftuar nga Visar Fetahi dhe babai i tij Lutfiu, të afërm të dashur, që më pritën me ngrohtësi e respekt. Kaluam një mbrëmje të këndshme, plot biseda, kujtime dhe emocione deri në mesnatë.

Visari, i lindur e rritur në Gjermani, mbartte me vete një kulturë të gjerë dhe një të folur të rrjedhshme shqipe – një shembull i bukur i brezit që ruan rrënjët edhe larg atdheut.

Takimi me vëllanë tim Dini, që kishte ardhur nga larg, e bëri këtë udhëtim edhe më të veçantë. Kaluan gjysmë dite së bashku, por çdo minutë kishte peshë të madhe shpirtërore. Ishin çaste që nuk harrohen lehtë – momente që e bëjnë jetën më të pasur me ndjenja dhe dashuri vëllazërore.

(FC “Kosova Frankfurt”)

Tre ditë të kaluara në udhëtim me librin rrjedhën si një përvojë e plotë e përgatitjeve, takimeve dhe përjetimeve që mbeten gjatë në kujtesë. Përmbyllja e udhëtimit ishte po aq domethënëse: vizitova përfaqësuesen shqiptare të FC “Kosova” Frankfurt, me trajnerin Ruzhdi Statovci – Rudi. Aty, në fushën e gjelbër, më dërgoi shoku im i rinisë Besimi, të cilin e takova pas 22 vjetësh.

Skuadra e FC “Kosova” Frankfurt më bëri krenar – futbollistë të përgatitur dhe plot energji, mes tyre edhe Denis Mehmeti, me numër 9, djalë nga Tetova, biri i mikut tim Bahriu.

Pas ndeshjes, Bahriu më ftoi në darkë te restoranti “Adriatiku” në Frankfurt, ku shijuam një byrek të shijshëm prizrenas – një shije që të kthen në shtëpi.

Në fund, kuptova se udhëtimi me librin nuk ishte vetëm një pjesëmarrje në një panair – ishte një udhëtim shpirtëror. Ishte ndërtim i urave të reja të miqësisë në botën e mendimit të lirë, një lidhje e thellë mes njerëzve që besojnë se fjala e shkruar ka fuqinë të ndryshojë botën.

Në mëngjesin e ftohtë të tetorit, një fluturim i shkurtër nga Milano në Frankfurt

u bë udhëtim i gjatë brenda vetes —

aty ku fjala shqipe takohet me gjuhët e botës,

ku mendimi ynë ndalet për t’u dëgjuar.

Në sallat e ndritshme të Frankfurter Buchmesse,

midis zhurmës së letrave, syve që lexojnë dhe duarve që shtrëngohen,

unë ndjeva se libri është fryma që bashkon njerëzit pa përkthim.

Çdo takim ishte një fletë e re, çdo buzëqeshje një varg i pathënë.

Udhëtimi im me librin nuk ishte vetëm një rrugëtim nëpër botë,

por një rikthim në vetvete —

te rrënjët, te kujtimet, te dëshmitë që duhen rrëfyer,

sepse fjala, kur del nga shpirti,

bëhet urë, bëhet atdhe, bëhet dashuri. /SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh