Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Karakteri ndriçon më fort se çdo dritë

by administrator
11:46 05/10/25
in Aktualiteti, Editorial
Karakteri ndriçon më fort se çdo dritë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI, Dubrovnik

Duke njohur veten më thellë, kam kuptuar se mbi çdo gjë qëndron karakteri – ai thesari i çmuar që nuk blihet me para, nuk mësohet nëpër shkolla dhe nuk maskohet dot pas asnjë petku. Karakteri është trashëgimi shpirtërore nga prindërit tanë, rrënjë të forta që na formësojnë dhe që nuk mund të zëvendësohen me asgjë tjetër.

Në këtë udhëtim reflektimi, kam kuptuar se ndonjëherë i kam dhënë epitete dhe vlera të pavend disa njerëzve, pa qenë ata vërtet të denjë për to. Për këtë, ndjej nevojën të kërkoj falje – syve të mi që panë ndryshe nga e vërteta, mendjes që gjykoi me nxitim, duarve që ndoshta u shtrinë atje ku s’duhej, zemrës që besoi më shumë seç duhej dhe shpirtit që u lëndua në heshtje.

Ka njerëz që kur u jep një gisht, kërkojnë të të marrin të gjithë dorën; kur u jep mirësi, përpiqen ta shndërrojnë në dobësi. Por një gjë është e sigurt: mund të kemi dritë pafund – në telefona, në llamba, në çdo cep të errët – por asnjë dritë artificiale nuk e zëvendëson dot ndriçimin e diellit. Shkëlqimi i vërtetë nuk imitohet.

Prandaj, kujdes nga mjeshtrit e maskave!

Nga ata që për pushtet, para e përfitime janë të gatshëm të shesin gjithçka, madje edhe dinjitetin e tyre. Mos u mashtroni nga buzëqeshjet e rreme, sepse shpesh pas tyre fshihet etja për interes, jo dashuria e pastër dhe e sinqertë.

Më mirë pak, por e vërtetë – sesa shumë, por e rreme. Drita e karakterit të pastër nuk shuhet kurrë, sepse ajo buron nga shpirti, jo nga fasada. Zot, beko zemërbardhët kudo që janë, ata që ndriçojnë rrugën me veprat e tyre të mira.

Duket sikur gjithnjë e më shumë po harrojmë një të vërtetë të thjeshtë: një ditë, secili prej nesh do të largohet nga kjo botë, në një kohë që askush s’e di. Nuk do të marrim me vete as karrierën, as pasurinë, as titujt. Ajo që do të mbetet pas nesh janë vetëm veprat tona – të mira apo të këqija.

Mos e harxhoni kohën për gjithkënd.

Më mirë pak shokë, por të vërtetë e besnikë, sesa shumë e të pabesë. Karakterin nuk mund ta ndryshoj, sepse e kam të rrënjosur në shpirt, por një gjë do të mundohem të bëj: të mos ua jap dritën time kujtdo. Jo çdo njeri e meriton ndriçimin që vjen nga zemra e pastër.

Luani nuk garon me dhelpra.

Uroj një pasdite të qetë e të ndritshme për të gjithë miqtë e vërtetë, kudo që ndodheni. /SAM24.info

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh