Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Presidentja Osmani: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

by administrator
17:56 23/09/25
in Atdheu në objektiv
Presidentja Osmani: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka kontribuar në mbrojtjen e situatës nga tentimi i Serbisë për përshkallëzim në muajin maj të këtij viti.

Osmani, në një intervistë për “Fox News”, gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, ka përmendur aktin e agresionit serb në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, derisa ka theksuar se ekziston një rrezik i vazhdueshëm që vjen nga Serbia.

“Ende ka njerëz atje në udhëheqjen e Serbisë që duan të kapen pas së kaluarës dhe të na kthejnë të gjithëve në të kaluarën, ndërsa ne duam të shikojmë drejt së ardhmes. Presidenti Trump ka ndihmuar shumë në mbështetjen e paqes, në ruajtjen e saj dhe në shpëtimin e jetëve, dhe kjo ka qenë thelbësore… Kemi pasur disa shpërthime të tensioneve gjatë viteve të fundit. Për shembull, në shtator 2023, pati një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Ne arritëm ta zmbrapsim atë me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Në majin e kaluar, sigurisht, pati një tjetër tentativë shpërthimi, nëse mund ta quaj kështu. Dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar që ato të përshkallëzohen”, tha ajo. Krahas kësaj, Osmani theksoi rolin e ShBA-së në mbështetjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Ajo gjithashtu thuri lavde ndaj presidentit Trump, i cili, sipas saj, është një udhëheqës që flet me qartësi, forcë dhe bindje.

“Presidenti ka qenë gjithmonë një udhëheqës që flet me qartësi, forcë dhe bindje. Prandaj, ndërsa merr skenën në Kombet e Bashkuara sot, ne presim një mesazh të fuqishëm paqeje përmes forcës. Kjo ka dhënë rezultate në pjesën tonë të Evropës, sepse ky është i vetmi mesazh që autokratët dhe udhëheqësit e çmendur në mbarë botën që duan të vrasin dhe të shkaktojnë vuajtje e kuptojnë. Dhe presidenti Trump, siç thashë, ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme dhe parandalimin e luftërave të tjera. Vetëm imagjinoni, ne jemi një vend ku çdo brez para fëmijëve tanë duhej të kalonte një luftë.

Gjyshërit tanë duhej të kalonin një luftë. Prindërit tanë, ne vetë, duhej të kalonim një luftë gjenocidale. Dhe tani fëmijët tanë mund të shkojnë në shtrat pa zhurmën e armëve dhe pa frikën me të cilën ne duhej të rriteshim si fëmijë lufte — falë udhëheqjes amerikane”, shtoi ajo. Osmani po qëndron në ShBA në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara./BS

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh