BallinaDiasporaRegjisori dhe producenti Antonjo Gjonaj vizitoi Vatrën

Regjisori dhe producenti Antonjo Gjonaj vizitoi Vatrën

-

Nga Sokol Paja, SHBA

Regjisori dhe producenti Antonjo Gjonaj vizitoi Vatrën. Ai u prit nga vatrani historik z.Marjan Cubi, këshilltari për art dhe kulturë në Vatër z.Nazim Salihu, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Halil Ahmeti, anëtari i kryesisë së Vatrës z.Ilir Cubi dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes z.Marjan Cubi i shpjegoi artistit Gjonaj etapat historike në të cilat ka kaluar Vatra, ndërsa këshilltari për art dhe kulturë në Vatër z.Nazim Salihu i detajoi producentit Gjonaj aktivitetet kryesore kulturore të Vatrës me synim promovimin e kulturës kombëtare.

Regjisori dhe producenti Antonjo Gjonaj në fjalën e tij falënderoi Vatrën për mikpritjen dhe punët e mëdha kombëtare përgjatë historisë. Producenti Gjonaj shpjegoi veprimtarinë e tij artistike në Itali e Shqipëri, studimet dhe fokusi në kinematografi, filmat për Rai-n, Mediaset, bashkëpunimet në produksione amerikane e shqiptarëve. Ai tregoi me krenari përfshirjen e Plisit shqiptar në Festivalin e filmit në Venezia dhe së fundmi përpjekjet për të depërtuar në kinematografinë amerikane. Në përfundim të takimit kineastit Gjonaj iu dhurua albumi me pikturat e piktorit Halil Ahmeti. /GD

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Fillimi i nëntorit sjell të ftohtë në Zvicër, pritet borë edhe...

0
Një thellim i presionit të ulët atmosferik do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të mundshme bore në disa zona të...