Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Nga Shpata e Skënderbeut te Urat e Karl Gegës – Një Udhëtim në Zemrën e Historisë Shqiptare në Vjenë

by administrator
18:13 14/09/25
in Aktualiteti
Nga Shpata e Skënderbeut te Urat e Karl Gegës – Një Udhëtim në Zemrën e Historisë Shqiptare në Vjenë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

Nga Dashnim HEBIBI

 Wien, shtator 2025 – Rruga jonë e historisë nuk përfundoi në Budapest. Unë dhe miku im, Florim Useini, kishim përpara një itinerar të thjeshtë: të arrinim në Vjenë dhe prej andej të vazhdonim drejt Zvicrës. Por zemra dhe mendja na thoshin njëzëri: nuk mund të kalojmë Vjenën pa u ndalur aty ku ruhen shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, kryeheroit të kombit tonë.

Ishte ora 15 e ditës. Mbi autostradë, teksa Florimi ngiste makinën me qetësinë e zakonshme, unë i thashë:

— Vëllaçko, a shkojmë te muzeu?

Aty kemi një copë të historisë, madje pjesën më të rëndësishme të saj.

Florimi buzëqeshi lehtë. Ai njihet për edukatën e tij të dëgjimit, për durimin dhe zemërbardhësinë që e karakterizojnë. Pas pak sekondash, më tha:

— A përfundove o Dashnim, preshevari im, apo ke edhe diçka tjetër për të shtuar?

— Jo, i thashë. E thashë atë që desha.

— Atëherë gjeje adresën, vëlla, që t’ia japim navigacionit. Edhe unë aty e pata mendjen.

Çfarë koincidence e bukur! Mendimet tona ishin takuar përpara se të shpreheshin me fjalë. Kjo e bëri udhëtimin edhe më të ngrohtë.

Sapo hymë në Vjenë, kaluam pranë ambasadës së Kosovës, ku flamuri ynë valëvitej krenar, sikur të na bekonte rrugën. Pas pak minutash mbërritëm në muze. Florimi bleu biletat, dhe zemrat tona nisën të rrihnin më shpejt.

Një punonjës i muzeut, kur dëgjoi që ne kërkonim pjesën e Skënderbeut, buzëqeshi dhe bëri me duar shqiponjën dykrenore. Ai nuk kishte nevojë për fjalë të tjera – ishte mësuar tashmë me vizitorët shqiptarë që, si ne, vinin me emocione të thella.

— Në katin e parë, — na tha. — Aty i gjeni.

Ngjitëm shkallët me hapa të shpejtuar, sikur të na shtynte një forcë e brendshme. Një dritë e madhe vinte nga dera e hapur. Florimi u ndal dhe me sy që i shkëlqenin tha:

— Ja, shiko! Atje janë. A e sheh dritën? Ashtu si jeta e vepra e Skënderbeut.

Para nesh qëndronte përkrenarja. E heshtur, por me një madhështi që s’e përshkruan dot fjala. Shkëlqente nën dritën e sallës, sikur të mbante ende fuqinë e një shekulli të tërë rezistence. Qëndruam gjatë, pa folur. Ishte një heshtje e shenjtë, si lutje.

Më pas iu afruam një tjetër punonjësi dhe e pyetëm:

— Ju lutem, a gjendet këtu edhe shpata tjetër e Skënderbeut?

— Po, ejani pas meje, — tha ai me mirësjellje.

Kur e pamë, sytë na mbetën pezull. Shpata ishte e madhe, e rëndë, e frikshme. Një armë që nuk i përkiste thjesht një njeriu, por një epoke të tërë. Na pushtoi një emocion i thellë: sa shumë histori, sa shumë gjak, sa shumë liri ishte fituar me atë armë!

Përsëri u kthyem te përkrenarja. Nuk na linte zemra ta lëmë pas. Si të iknim? Si t’i kthenim shpinën kësaj zemre të kombit tonë? Mendimi na dhembte. Dolëm të mallëngjyer, me sytë që kërkonin sërish atë dritë të përjetshme.

Por Vjena nuk na la vetëm me Skënderbeun. Mendja na shkoi te një tjetër figurë shqiptare, më pak e njohur për publikun e gjerë, por me famë botërore në fushën e inxhinierisë: Karl Gega.

Karl Gega (1802–1860), i lindur në Venecia nga një familje shqiptare, ishte njeriu që bëri të mundur hekurudhën e famshme të Semmeringut. Ishte projekti i parë në botë i një hekurudhe malore të ndërtuar sipas standardeve moderne. Me ura të larta që lidhin humnera, me tunele të guximshme që shpojnë malet, me kthesa të pabesueshme që përshkojnë Alpet, kjo hekurudhë ishte një mrekulli për kohën.

Ajo u shpall më vonë trashëgimi botërore e UNESCO-s, dhe edhe sot mbetet simbol i gjenisë së Gegës dhe i guximit inxhinierik. Por përtej aspektit teknik, vepra e tij kishte edhe një tjetër dimension: ajo hapi rrugë të reja ekonomike e kulturore, duke e lidhur Vjenën me Adriatikun, pra edhe me brigjet shqiptare. Në një kuptim të thellë, Gega ndërtoi ura jo vetëm me gurë e hekur, por edhe ura mes popujve e kulturave.

Sa bukur lidhen këto dy figura: Skënderbeu dhe Karl Gega. Njëri luftoi me shpatë për të mbrojtur lirinë e shqiptarëve dhe për t’i dhënë Evropës një shembull të qëndresës. Tjetri, me mendje e dije, ndërtoi ura të reja që e afruan Evropën me botën. Të dy lanë gjurmë të pashlyeshme në histori, duke dëshmuar se shpirti shqiptar nuk njeh kufij.

Rrugës drejt Zvicrës, në heshtje, menduam për këtë trashëgimi të madhe. Me shpirtin e trazuar, por edhe të mbushur me krenari, kuptuam se vizita jonë në Vjenë nuk ishte thjesht një ndalesë turistike. Ajo ishte një udhëtim në zemrën e historisë shqiptare.

Sepse Skënderbeu dhe Karl Gega nuk janë vetëm emra. Ata janë dritë, janë frymëzim, janë dëshmi e gjallë se ky komb i vogël ka ditur të japë figura që kanë ndriçuar jo vetëm Shqipërinë, por mbarë Evropën. Dhe ky është një amanet që duhet ta mbajmë të gjallë.

Vazhdojmë…

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh