Ky program i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ofron bursa të plota për studime njëvjeçare Master në universitete britanike dhe u drejtohet edhe studentëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që kanë përfunduar ciklin Bachelor.
Përfitimet e bursës:
• Shpenzimet e plota të shkollimit dhe jetesës në Mbretërinë e Bashkuar;
• Rrjetëzim me profesionistë dhe liderë ndërkombëtarë;
• Pjesë e një komuniteti global prej mbi 60,000 alumnish Chevening (mes tyre mbi 270 shqiptarë).

Kriteret kryesore:
• Përfundimi i ciklit Bachelor;
• Minimumi 2 vite përvojë pune;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Potencial lidershipi dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.
Për studentët e UNISHK që kanë përfunduar Bachelorin, kjo është një mundësi e artë për të ndjekur studimet Master në një nga universitetet më të njohura të Mbretërisë së Bashkuar dhe për t’u bërë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me ndikim.
Për më shumë informacion dhe per te aplikuar, kandidatët mund të vizitojnë faqen zyrtare: