“Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021”, ka shkruar ai në Facebook.

Maqedonci ka thënë më tej se këto fluturake janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot.

“Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”, vazhdon ai, transmeton rtk.