2.6 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Rrena si dekor politik: Rasti i Dimal Bashës dhe etika e munguar akademike

EKSKLUZIVE

Nga Prof.dr.Xhavit LIPAJ, Zvicër

Deklarata e fundit e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, se në një artikull shkencor ai ka shkruar vetëm një pjesë, ndërsa pjesën tjetër e ka hartuar një akademike nga Maqedonia e Veriut, dhe për atë pjesë ai nuk merr përgjegjësi, përbën një skandal intelektual dhe etik.

- Reklama -

Shkenca nuk është ndarje me “copëza” individuale, por proces i përbashkët. Çdo artikull shkencor është produkt kolektiv, i cili nuk publikohet pa u miratuar nga të gjithë autorët bashkë. Përgjegjësia akademike është gjithmonë e përbashkët dhe e pandashme. Të thuash ndryshe, është ose injorancë, ose manipulim i qëllimshëm.

Unë vetë, në bashkëpunim me akademikë të njohur botëror, jam pjesë e artikujve shkencorë ku çdo fjali diskutohet, korrigjohet dhe miratohet së bashku. Përgjegjësinë gjithmonë e ndajmë të gjithë. Ky është standardi i pakapërcyeshëm i etikës shkencore ndërkombëtare.

Prandaj, pretendimi i Dimal Bashës është jo vetëm i pavërtetë, por një rrenë e kulluar, e cila dëmton besimin publik, fyen integritetin e shkencës dhe zhvesh nga serioziteti institucionin që ai përfaqëson.

- Advertisement -

Deri kur ne do të pranojmë që mashtrimi të paraqitet si meritë?
Deri kur rrena do të përdoret si dekor politik?
Deri kur kështu…?

(Foto ilustrim)

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme