Këtë të hënë ka nisur shkolla edhe në kantonet e fundit në Zvicër. Dhe një gjë e dinë të gjithë ata që kanë kaluar ndonjëherë bankat e shkollës: mësuesit gjithmonë kanë një shprehje gati për çdo situatë. Shumë prej tyre janë aq karakteristike, saqë mbesin gjatë në mendjen e nxënësve.
Nga komuniteti janë ndarë shumë kujtime të tilla.
Ramon tregon:
«Gjatë gjimnazit më duhej të paraqitesha të paktën një herë në javë tek kujdestarja e klasës, sepse ndonjë mësues kishte ankuar për mua. Ajo më thoshte gjithmonë: ‘Eja tek unë me galop të shtrirë.’ Kjo u bë shprehje klasike në klasën tonë.»
Edhe Thomas kujton ende një batutë të ashpër, por kreative, nga profesori i fizikës. Një ditë, ndërsa kishte mbështetur kokën mbi duar, profesori i tha:
«Nuk e dija që boshllëqet duhen mbështetur, mendoja se ato notojnë vetë.»
Shprehje që mbesin gjatë në kujtesë
Edhe Martin kujton një mësues fizike që shpesh kombinonte humorin me mësimin:
«Në lazer shikohet vetëm dy herë: një herë me syrin e djathtë dhe një herë me syrin e majtë.»
Dhe, edhe pse ndonjëherë batutat dukeshin pak të ashpra, shumica e ish-nxënësve sot qeshin me to.
Timo rrëfen një tjetër:
«Problemi ndodhet mes stilolapsit dhe shpinës së karriges», ishte shprehja e zakonshme e mësuesit të tij.
Ndërsa Peter, vetë një ish-mësues i pensionuar, kujton batutën e tij të preferuar në orën e historisë, kur u referohej fjalëve të Martin Luterit “Këtu qëndroj, nuk mund ndryshe, Zoti më ndihmoftë”:
«Unë ulesha dhe thosha: ‘Këtu rri unë, por mund edhe ndryshe, Zoti ju ndihmoftë juve!’»
Këto janë vetëm disa prej shprehjeve të mësuesve që nxënësit nuk i harrojnë lehtë – të ashpra, ironike, por shpesh edhe të mbushura me humor që i bën të paharrueshme, shkruan 20min.ch, transmeton sam24.info.
Përgaditi: D.Hebibi