Federata e Paqes Universale, e përfaqësuar nga Kryetari z. Defrim Methasani dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Gani Rroshi, mori pjesë dhe mbështeti veprimtarinë e organizuar në Bibliotekën e Qytetit të Lushnjes, kushtuar promovimit të librit të Ambasadores për Paqe nga Zvicra, poetes znj. Fatime Kalimashi.
Veprimtaria u organizua nga Shoqata Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël dhe Shoqata Myzeqeja, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje, duke bërë bashkë rreth 80 personalitete të letrave, poetë, Ambasadorë për Paqe dhe të ftuar të veçantë, mes tyre edhe Mjeshtri i Madh Zhani Ciko dhe Kryetarja e Bashkisë znj. Eriselda Sefa.

Gjatë aktivitetit, Federata e Paqes Universale vlerësoi me titullin “Ambasador për Paqe” z. Adriatik Gega, Kryetar i Shoqatës Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël, për kontributin e çmuar ndër vite në mbështetje të shtresave më të cënueshme të shoqërisë.
/ Federata e Paqes Universale Shqiperi
#FederataEPaqesUniversale#AmbasadorPerPaqe#FatimeKalimashi#Lushnje#Kultura#VleraUniversale