Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Rinia Shqiptare e Diasporës

FATIME BAKIJI : “Gruaja është zemra e familjes”

The best way to pay for a lovely moment is to enjoy it.

by administrator
18:02 02/11/24
in Rinia Shqiptare e Diasporës
FATIME BAKIJI : “Gruaja është zemra e familjes”
0
SHARES
17
VIEWS
Share on Facebook

“Tani në Zvicër shohim shumë gra nëpër punë të ndryshme me vendimarrje. Mua më kujtohet kur isha e vogël, rrallë ka pasur gra shqiptare duke punuar, tashmë, është e pamundur të shohësh diku që nuk ka shqiptare. Kështu që femra shqiptare ka arritur shumë, jo vetëm në Zvicër, por në gjithë botën. Duhet të shkollohet sa më shumë, sepse janë mundësitë e mira të shkollimit“, na tha, ndër të tjera, zonja Bakiji.

Ju lutem t`na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?

Më lejoni që në fillim t`ju uroj për librin. Kam të krye shkollën e lartë për financë dhe bankë. Kam punuar në dy banka shumë të njohura të Zvicrës. Ka

një vit që nuk jam duke punuar, më duhet një pushim dhe për të menduar

disa plane të tjera për arritje profesionale.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?

Në Zvicër kam ardhur në moshën katër vjeçare. Me të ardhur jam regjistruar në foshnjore dhe kështu pastaj me shkollimet tjera me radhë.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (II)

Jam e martuar dhe kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, Leanin dhe Dana.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Nuk kemi aktivitete publike, por jemi afër familjes gjithnjë. Kam katër motra dhe koha na shkon së bashku. Jetojmë në një fshat këtu në afërsi të Cyrihut, ku i kemi edhe prindërit.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë e shtetit ku jetoni?

Është normale se fillimi është paksa i vështirë. Më kujtohet si e vogël kur u njoftova me shoqe në shkollë. Siç dihet, Zvicra ka programe arsimore të mira që të mundëson të integrohesh shpejt.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Shkojmë sa herë që t`na jipet mundësia. Atje kemi familjen tonë, gjitonë (kusherinj), nënëvëllezër (dajë), nënëmotra (teze), atmotra (halla) e kështu me radhë. Ndërsa në Zvicër, ju thashë se kam prindët e motrat. Prindët shkojnë më shpesh. Më merr malli, natyrisht, për vendlindjen, edhe pse shumë e vogël kam ardhur në Zvicër.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

Ka shumë gra që janë të njohura, si në fushën e politikës, kulturës, artit e sportit, por edhe të bëmirësisë. Kujtoj Inva Mulan, Ermonela Jahon, Elsa Lilan, Dua Lipan, Rita Oran e shumë të tjera.

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Gruaja shqiptare ka përkrahur bashkëshortin dhe familjen e saj. Ato që kanë punuar, kanë dhënë edhe mjete. Sa kam dëgjuar, ka pasur edhe të tjera që kanë shkuar në luftë. Mua, si e vogël, më kujtohen fjalët e nënës sime që i jepte përkrahje babait tim që ta ndihmonte Kosovën edhe pse ne ishim të gjitha të vogla dhe, kuptohet, me një pagë të babait jetonim. Mendoj se kontributi më i madh është që kanë qenë mbështetje e familjes. Gruaja është zemra e familjes.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve tuaj në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Krejt varet nga familja. Është normale se fëmija, thuajse gjithë ditën, është në shkollë, bibliotekë, kino e aktivitete të tjera. Ta them të drejtën, pak i bie të jetë në familje, prandaj ka shumë mundësi që të harrojë ose të mos flasë gjuhën e nënës, por ajo kohë që është me prindë, duhet punuar me ta që të ruhet gjuha dhe tradita jona kombëtare.

A mund ta bëni dallimin e statusit të gruas shqiptare të diasporës në familje dhe shoqëri deri në vitin 2000 dhe pas kësaj periudhe e deri sot?

Edhe pse e re jam nga mosha, mendoj se ka ndryshuar. Tani, në Zvicër shohim shumë gra nëpër punë të ndryshme me vendimarrje. Mua më kujtohet kur isha e vogël, rrallë ka pasur gra shqiptare duke punuar. Tashmë është e pamundur të shohësh diku që nuk ka shqiptare. Kështu që femra shqiptare ka arritur shumë, jo vetëm në Zvicër, por në gjithë botën. Duhet të shkollohet sa më shumë, sepse janë mundësitë e mira të shkollimit.

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Gruaja shqiptare është e organizuar, por jo aq sa duhet. E shohim nëpër manifestime të ndryshme që mbahen jashtë atdheut, por mendoj se dy shtetet tona do të duhej që vërtetë të kontribuojnë, që ti jipet hapësirë për të kontribuar edhe në vendin e të parëve, që të mos ketë shkëputje me vendin e origjinës. Ti ofrojë konferenca, tribuna apo seminare të ndryshme, me të vetmin qëllim që të jetë më bashkëpunese, ndërrim idesh e përvojash. Sepse më nuk është ajo situatë, që nuk ka pasur shumë të shkolluara, tashmë, nuk ka shtëpi që nuk ka ndonjë vajzë me arsimim të lartë, fakultet, master e deri te doktorata. E dini edhe ju se në Zvicër është një Prishtinë, gjithandej po flitet shqip, kemi mbi 400.000 shqiptarë. Distanca gjeografike Kosovë-Zvicër është vetëm 1 orë e 45 minuta. Prandaj, mundësitë janë të mira që të bashkëpunohet.

Për fund të kësaj interviste, do të doja të dija mendimin tuaj, nëse do të ishit në Bilaç, në vendin e lindjes, cilin profesion dpo ta kishit ushtruar më me dëshirë?

Kam dashur, si e vogël, të punoj në bankë. Mu realizua ajo ëndërr kur erdha në Zvicër. Sigurisht, me këtë profesion isha marrë dhe kisha pasur dëshirë edhe të ndimoja në këshillime juridike, si juriste. Atje, shoh që dita ditës po shkollohen vajzat tona nëpër universitete të ndryshme, por situata politike dhe ekonomike nuk është ajo që e duam ne. Shpresojmë se edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja, një ditë, do të gëzojnë të drejtat e tyre, sepse janë në tokën e të parëve, në tokën shqiptare. / Dashnim HEBIBI

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh