Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Dera e Zemrës Shqiptare: Atdhetaria që Frymëzon Diplomacinë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

by administrator
20:26 27/06/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Dera e Zemrës Shqiptare: Atdhetaria që Frymëzon Diplomacinë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
0
SHARES
21
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI /

Cyrih, 27 qershor – Në një kohë kur shumica e institucioneve e mbyllin derën me zilen e fundit të orarit, ka individë që e sfidojnë formën për hir të përmbajtjes dhe jo vetëm sot, por shumë herë. Në orën 18:30 të një fundjave të zakonshme, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih ndodhi diçka krejtësisht e pazakonshme:

një takim përplot emocion, mirënjohje dhe frymë atdhetarie mes brezave që kanë dhënë gjithçka për kombin dhe atyre që sot shërbejnë me përkushtim ndaj tyre.

Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, i shoqëruar nga punonjësi i devotshëm i konsullatës, z. Driton Tahiri, mirëpritën me përkushtim një figurë të njohur dhe të respektuar të mërgatës shqiptare në Zvicër — publicistin, shkrimtarin dhe veprimtarin e palodhur, z. Qemal Musliu. Kjo vizitë, ndonëse jashtë orarit zyrtar të punës, ishte një dëshmi e gjallë e asaj që z. Berisha shpesh e përsërit me bindje:

“Konsullata është shtëpia e atdhetarëve.”

Takimi i brezave: kur kontributi takon vlerësimin

Z. Qemal Musliu, me origjinë nga Llojani i Maqedonisë së Veriut, tashmë 75-vjeçar, është një nga ata emra që nuk ka nevojë për prezantim — emri i tij është sinonim i atdhetarisë në diasporën shqiptare në Zvicër. Ai ka jetuar për shumë vite në St. Gallen, ndërsa aktualisht jeton në rrethinën e Cyrihut me familjen e tij. Vitet e tëra të veprimtarisë së tij lidhen ngushtë me shoqatën “Atdheu” në Bad Ragaz, të cilën e drejtoi si kryetar me përkushtim dhe vizion. Ajo shoqatë u bë vatër e veprimit kombëtar, ku u mblodhën figura të shquara të kohës, ku për herë të parë u nisën iniciativat për hapjen e mësimit shqip, për organizimin e ndihmave dhe për ruajtjen e identitetit shqiptar në tokë të huaj.

E veçanta e figurës së z. Musliu qëndron në modestinë e tij. Ai nuk ka dashur kurrë të jetë në qendër të vëmendjes, as të rrahë gjoks për arritjet. Suksesin e ka ndarë me bashkëveprimtarët e idealit dhe e ka lartësuar gjithmonë mbi bazën e përpjekjes kolektive. “Ne kemi pasur të punojmë pak për familje dhe shumë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës,” tha ai gjatë takimit, duke përmbledhur në një fjali filozofinë e brezit të tij.

Mirënjohjet që flasin më shumë se fjalët

Në këtë takim përplot ndjeshmëri dhe respekt, z. Musliu vlerësoi jo vetëm pritjen e ngrohtë, por edhe faktin që ndodhej në mesin e disa prej figurave më përfaqësuese të diplomacisë shqiptare në Zvicër. Ai veçoi me krenari se, përveç kësaj mirënjohjeje të ndarë nga Konsullata e Kosovës, më herët kishte marrë edhe një tjetër vlerësim të rëndësishëm — nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij z. Rexhep Demiri.

“Kam marrë dy mirënjohje që për mua vlejnë më shumë se çdo çmim ndërkombëtar. Janë të çmuara sepse vijnë nga dy diplomatë që nuk kanë harruar mundin tonë. E para nga Ambasadori Rexhep Demiri dhe tani kjo nga Konsullata e Kosovës, ndarë nga z. Vigan Berisha. Këto janë si medalje zemre, që më bëjnë të ndjehem i vlerësuar, i pranuar dhe, më së shumti, i respektuar,” u shpreh me emocion të thellë z. Musliu.

Këto dy mirënjohje, të ndara nga dy institucione të rëndësishme shqiptare, janë dëshmi e qartë se brezi i atdhetarëve nuk është harruar. Ato tregojnë se kemi diplomatë që e njohin sakrificën, që e vlerësojnë kontributin dhe që e mbajnë gjallë lidhjen me rrënjën.

Një përqafim institucional për zemrat që rrahin për Dardaninë

Në fjalën e tij falënderuese, z. Berisha përçoi vlerësim dhe respekt të thellë për kontributin jetësor të z. Musliu, duke i thënë:

“Falë jush dhe shumë të tjerëve si ju, falë dëshmorëve, veteranëve dhe politikanëve vizionarë të kohës, sot jemi shtet. Kjo Konsullatë është për mërgatën, për t’ju shërbyer dhe për t’ju falënderuar përjetësisht. Ju keni dhënë gjithçka për Kosovën.”

Në një gjest të veçantë dhe simbolik, Konsullata i ndau z. Musliu një mirënjohje zyrtare dhe një kopje të Deklaratës së Pavarësisë, si vlerësim për veprimtarinë kombëtare dhe humanitare të tij ndër vite. Teksa i shtrëngonte dorën, z. Berisha shtoi:

“Këto duar si tuat kanë dhënë shumë për Kosovën. Jemi me fat që kemi pasur burra si ju.”

Mbyllje që lë gjurmë

Takimi përfundoi pas rreth 45 minutash, me shumë tema që mbetën për një takim tjetër, por me një ndjenjë të përbashkët: krenari dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Z. Musliu, duke e parë me sy respekti dhe zemër mirësie, i kërkoi leje z. Berisha për të përfunduar vizitën, duke qenë i vetëdijshëm për angazhimet e ditës së tyre të ngarkuar.

Në momentin e fundit, teksa u largua, ai e ktheu edhe një herë kokën dhe tha me fjalë që mbartin më shumë se kuptim:

“Lum ne që të kemi. Si ti, Vigan, na duhen. Edhe nga emri je vigan.”

Fjalë që përfunduan një takim me peshë historike për shpirtin e mërgatës dhe për misionin e diplomacisë.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh