Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar se katër qytetarë të tjerë janë evakuuar me sukses nga Izraeli.
“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.
Falenderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.
Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona“, shkruan ministri i Jashtëm, Igli Hasani, njofton oranews.