Bota është në zi pas ndarjes nga jeta e Papa Françeskut, i cili ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare.
Në një mesazh ngushëllimi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Papës, duke vlerësuar trashëgiminë e tij si një lider shpirtëror që frymëzoi botën me mesazhet e paqes dhe dinjitetit njerëzor.
Gjatë papatit të tij, ai njihej për qasjen e tij të thjeshtë dhe shpirtin e afërt me njerëzit, duke promovuar vlerat e dashurisë, përulësisë dhe kujdesit për më të margjinalizuarit në shoqëri, njofton telegrafi.










