3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Linjë direkte e fluturimit Prishtinë-Nju Jork

Duhet ti lexosh

Në një përpjekje të koordinuar me Presidencën e Republikës së Kosovës, drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane u takuan me përfaqësuesit e kompanisë Delta Airlines dhe shoqatës Linjat Ajrore për Amerikën (Airlines for America) për të prezantuar mundësitë për vendosjen e një fluturimi direkt ndërmjet Prishtinës dhe Nju Jorkut. Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Oda Ekonomike Amerikane. “Me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të renditur si të tretin më të madhin për nga trafiku i pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor dhe ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë, Kosova është e gatshme të forcojë lidhjet transatlantike dhe të përmbushë kërkesën në rritje për linja direkte ajrore”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane. Tutje OEAK thekson se një fluturim direkt do të hapte rrugë të reja për tregtinë, turizmin dhe investimet, duke forcuar më tej lidhjet e thella ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, njofton telegrafi.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit