Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një familjeje që pozojnë me zarfin e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Rama deklaroi se do t’ua shpërblejë votën votuesve në diasporë, me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.”-shkruan Rama.
Faleminderit me mirënjohje, vijon mesazhin e tij Rama, “dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës“, njofton rtsh.