/ Nga: Dashnim Hebibi, Zürich/
Sahit Muja, filantrop dhe afarist i njohur që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dita-ditës po dëshmon se puna, përkushtimi dhe vizioni i qartë sjellin rezultate të jashtëzakonshme. Ai ka arritur ta shtrijë aktivitetin e tij biznesor në shumë vende të botës, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Z. Muja është një atdhetar i dëshmuar, bujar dhe bamirës i madh. Vjen nga një familje me traditë atdhedashurie, dhe është krenar që shumë bashkëkombas punojnë në kompaninë e tij në Shqipëri. Produktet shqiptare që ai promovon gjejnë pritje të shkëlqyer në tregjet ndërkombëtare, duke i dhënë vlerë prodhimit vendas dhe duke e forcuar imazhin ekonomik të vendit.
Së fundmi, Z. Muja ka ndarë me publikun një arritje tjetër të rëndësishme. Artikulli i tij është publikuar në revistën prestigjioze Forbes, ku trajtohet një temë me rëndësi globale: mineralet dhe metalet e rralla si burime kyçe për të ardhmen e planetit.
Në mesazhin e tij, ai shkruan:
“Në prestigjiozen Forbes sot është publikuar artikulli im që hedh dritë mbi thesaret e padukshme që mbajnë në këmbë ekonominë, teknologjinë dhe vetë të ardhmen e planetit tonë – mineralet dhe metalet e rralla. Këto elementë janë çelësi i tranzicionit të gjelbër, i inovacionit dhe i garës globale për zhvillim të qëndrueshëm. Ajo që e bën këtë artikull edhe më të rëndësishëm për ne, është fakti se shumë prej këtyre burimeve jetike ndodhen pikërisht në trojet tona – në Shqipëri dhe Kosovë. Një pasuri natyrore e jashtëzakonshme që meriton të njihet, të vlerësohet dhe të trajtohet me mençuri.”
Në përfundim, ai shton:
“Bota nuk ka të ardhme pa minerale, dhe ne jemi ulur mbi një pjesë të rëndësishme të saj. Ju ftoj me kënaqësi ta lexoni këtë artikull për të kuptuar më shumë mbi rolin që mund të luajmë në skenën globale.”
Kjo arritje është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Sahit Mujës për të ndërtuar ura mes diasporës dhe trojeve shqiptare, duke fuqizuar ekonominë, zhvillimin dhe vetëdijen për pasuritë që kemi në duar.
orbes.com/consent/ketch/?toURL=https://www.forbes.com/councils/forbesbusinesscouncil/2025/04/16/minerals-supporting-sustainability-why-ethical-investing-matters/?fbclid=IwY2xjawJsonpleHRuA2FlbQIxMQABHic4P4Ed1UWpOIZgI2LjuiWTZrLzI1XLVtPH3_yR9mO1Vr2zPA5CnIrR8-v8_aem_RkySbb8zEYZ-wiKbfGjcmg