3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mesazhi i Mollës së Kuqe përmes poezisë, në faqet e një reviste të njohur në Indi

Duhet ti lexosh

Një mesazh i fuqishëm për padrejtësitë që po i bëhen krahinës së Mollës së Kuqe ka gjetur jehonë ndërkombëtare, përmes artit të poezisë. Falë përkushtimit dhe mbështetjes së znj. Angela Kosta, vargjet e autorit  Dashnim Hebibi që jeton e vepron në Zvicër janë botuar në një revistë të njohur me miliona lexues në Indi, duke e çuar këtë kauzë drejt një audience të gjerë globale.

“E falënderoj miken time, znj. Angela Kosta, që po më jep mundësi që përmes poezisë – fjalëve të shpirtit – ta përcjell mesazhin drejt botës për padrejtësitë që i bëhen krahinës së Mollës së Kuqe. E kësaj here në një revistë të njohur me miliona lexues në Indi. Nderime.”

Ky publikim është një dëshmi e fuqisë së artit dhe ndjenjës, që kapërcen kufijtë gjeografikë dhe gjuhësorë. Poezitë e Hebibit sjellin në vëmendje një çështje të ndjeshme dhe historike, duke e bërë atë të kuptueshme dhe prekëse për lexues nga kultura të ndryshme në mbarë botën.

Botimi në një revistë kaq prestigjioze i jep zë një kauze të shpesh të heshtur, dhe njëherësh e forcon rolin e poetit si zë i ndërgjegjes shoqërore.

Linku;

https://kobial24.net/2298/

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit