Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Kur malli i nënës të shpon shpirtin – 26 vjet nga masakra në Kamenicë të Istogut

by administrator
22:56 13/04/25
in Aktualiteti
Kur malli i nënës të shpon shpirtin – 26 vjet nga masakra në Kamenicë të Istogut
0
SHARES
18
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI, Kosovë/

Në një ditë prilli që sjell në kujtesë pranverën e përgjakur të vitit 1999, sot u përkujtua me dhembje e mall 26-vjetori i masakrës mizore të kryer nga forcat paramilitare serbe në Kamenicë të Istogut.

Aty humbën jetën në mënyrë çnjerëzore nëna e doktor Xhavit Lipaj, anëtarë të familjeve Lipaj, Zeqiraj, Mehaj dhe banorë të tjerë të fshatit – njerëz të pafajshëm, të vrarë në shtëpitë e tyre.

Lapidari që ndriçon sot në qendër të fshatit, buzë rrugës, është një fener përjetësie për kujtimin e tyre. Kjo ditë e rëndë mblodhi bashkë familjarë të dëshmorëve, udhëheqës të komunës së Istogut, përfaqësues të organizatave të veteranëve të luftës, figura publike, bashkëkombës nga gjithë Kosova e Lugina e Preshevës, për të ndarë dhimbjen dhe për të nderuar kujtimin e të rënëve.

Prof. Xhavit Lipaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Makfirete Dibrani, ishte mes të pranishmëve, duke kujtuar nënën e tij dhe të gjithë familjarët që u flijuan për lirinë. Në sytë e tyre lexohej dhimbja e thellë, por edhe krenaria për sakrificën e madhe që u bë për atdheun.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe PhD.Dashnim Hebibi nga Lugina e Preshevës, i cili përcolli përshëndetjet e Shoqatës “Lugina e Preshevës” në Zvicër, të Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info dhe Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore. Ai lexoi një poezi të shkruar nga Prof. Lipaj, i cili ka botuar një libër të dedikuar kësaj dite dhe nënës së tij – një libër i shkruar nga shpirti për shpirtin.

Kryetari i komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, theksoi në fjalën e tij:

“Edhe sot, më 13 prill, dhimbja është e njëjtë si më 1999. Familjet Zeqriaj, Lipaj e Mehaj janë pjesë e shpirtit tonë kolektiv. Ata masakruan të pafajshmit, por ne qëndrojmë krenarë – se jua dhatë jetën tokës së Dardanisë.”

Zonja Rahime Lipaj, nëna e dëshmorëve, foli me një dhimbje që nuk shprehet me fjalë:

“Na hodhën në bunar… qëndruam me ditë të tëra në frikë, të rrethuar, u masakruam… ishte mizori e pashembullt. Ne s’kërkuam luftë, por paqe. Sot shumë nëna ende nuk kanë një varr ku të qajnë fëmijët e tyre.”

Fjalime prekëse mbajtën edhe Fadil Lipaj, që me zemër të thyer kujtoi të rënët për flamurin kuq e zi, si dhe z. Xhafer Jashari, Ragip Zeqiraj e Ymer Hakaj, të cilët përçuan mesazhin se amaneti i dëshmorëve është ende i gjallë dhe duhet përmbushur.

Një njoftim i rëndësishëm u dha nga z. Hakaj: në Studenicë planifikohet ndërtimi i një shtëpie-muze për të përjetësuar kujtimin e të rënëve.

Në mesin e zërave të bukur të kësaj dite ishte ai i mbesave të familjes Lipaj – Melisa dhe Doresa – të cilat recituan poezi për hallat e tyre dëshmore. Lotët në sytë e të pranishmëve dëshmuan për mallin që nuk shteron kurrë.

Zonja Rahime Lipaj ndau mirënjohje për kontributin e tyre në përkujtimin e kësaj ngjarjeje:

  • Rifat Berisha – rapsod popullor
  • Yll Demaj – këngëtar
  • Deme Osmanaj – arkitekt i lapidarit
  • Imer Hakaj – menaxher i memorialit

Pas ceremonisë, familjarët dhe të pranishmit vendosën lule mbi varret e dëshmorëve. U mbajt një minutë heshtje dhe u intonuan himni kombëtar dhe ai i Kosovës.

Në një moment tejet emocional, Prof. Xhavit Lipaj vendosi librin e tij te varri i nënës, si një letër e fundit, e shkruar me gjak dhe mall. Ai qëndroi në heshtje – sikur të dëshironte t’i thoshte diçka… diçka që kishte mbetur pezull për vite të tëra:

“Pusho, nëna ime… më fal që nuk isha aty… por sot jam këtu me ty e do të jem për jetë. Sot, më 13 Prill, ndalemi për një moment për të kujtuar me respekt të thellë dhe nderim të përjetshëm ngjarjet e 13 prillit – një datë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe ndërgjegjen tonë kolektive.

13 Prilli nuk është vetëm një ditë kalendarike. Është një thirrje për të mos harruar. Një kujtim i gjallë për ata që u përballën me sfidat më të mëdha, për ata që sakrifikuan, që qëndruan të palëkundur në mes të stuhive, dhe që na treguan se dinjiteti dhe qëndresa janë vlera që nuk shuhen kurrë.

Ne sot nuk jemi këtu vetëm për të kujtuar një të kaluar të dhimbshme, por edhe për të riafirmuar zotimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të ndriçuar dhe më njerëzore – të frymëzuar nga guximi dhe qëndresa e atyre që nuk janë më mes nesh, por që jetojnë në zemrat tona.

Flm shumë miqtë e mijë Rudi Berisha, PhD Dashnim Hebibi, Toni Dibrani, Rifat Berisha, gruaja ime Maki, dhe shumë të tjerë…

Lavdi e përjetshme kujtimit të tyre. Le të mbajmë gjallë kujtesën dhe mesazhin e 26 prillit – që të mos përsëritet kurrë ajo që nuk duhej të ndodhte“.

Rrezet e diellit ledhatonin gurin e ftohtë, si për të thënë se drita e të rënëve do të rrojë përjetë në këtë tokë, sepse gjaku i tyre është rrënja e lirisë sonë. Lavdi përjetë të gjithë dëshmorëve të kombit! Në fund të përkujtimores edhe përmes këngës u kujtuan dëshmorët.

Ja se çka i shkruajtën disa miq z.Lipaj:

Në Përkujtim të Martirëve të Familjes Lipaj, 13 Prill 2025.

Sot, në këtë datë të dhimbshme e krenare, përulemi me respekt dhe mall të thellë përpara kujtimit të martirëve të familjes Lipaj, që u flijuan mizorisht në periudhën më të errët të historisë sonë të afërt. Ata ranë jo si viktima të zakonshme, por si dëshmi e gjallë e egërsisë së një shteti barbar dhe mizorisë së një makinerie që nuk kurseu as fëmijët, as gratë, as pleqtë, vetëm pse ishin Shqiptarë.

Sot i kujtojmë këta martirë. Kujtimi i tyre është i shenjtë, është një obligim moral për çdo brez të ardhshëm. Por përtej kujtimit, ne reflektojmë. Reflektojmë mbi dhimbjen që s’plaket, mbi drejtësinë që ende nuk ka ardhur, mbi heshtjen që ende ulëret nëpër zyrat e institucioneve.

Dhe mbi të gjitha, sot, të bashkuar, ngrisim zërin për drejtësi.

Të kërkojmë drejtësi për martirët e Lipajve dhe për të gjithë civilët e pambrojtur që u masakruan nga regjimi serb gjatë lutës së Kosovës. Drejtësi për fëmijët që nuk e panë dot të nesërmen, për nënat që mbetën të përgjakura në djepin e jetës, për pleqtë që u shuan pa paqen që e meritonin.

Është turp i madh, turp që rëndon çdo vit e më shumë, që qeveritë e dy shteteve tona amë, Shqipërisë dhe Kosovës, kanë bërë dhe po bëjnë kaq pak në mënyrë institucionale për të çuar përpara drejtësinë. Heshtja e tyre është plagë mbi plagën. Drejtësia nuk është çështje e harresës, por e vullnetit politik dhe institucional.

Ne nuk do të harrojmë. Ne nuk do të ndalemi. Kujtimi i tyre është flamuri ynë, ndërsa kërkimi për drejtësi është betimi ynë.

Lavdi e përjetshme martirëve të familjes Lipaj!

Drejtësi për të gjithë të rënët!

Kurrë më harresë, gjithmonë bashkë për të vërtetën dhe drejtësinë.

Me respekt

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME

NËNA SALË ËSHTË NË PAQE, SHPIRTI I SAJ RRON NË AROMËN E PËRJETËSISË

Nëna është krijesa më e butë dhe e dashur për fëmijën e saj. Me dashurinë e nënës nuk ka thesar që krahasohet, sepse vetë thesar është fjala, përqafimi dhe puthja e nënës. Zoti i lartësuar, pas përmendjes së tij si Krijues, na ka bërë me dije dhe kemi mësuar që: Nëna është figura më e dashur, e ëmbël dhe më e përkushtuar në këtë tokë ndaj fëmijës së saj.

Nëna është gruaja që fal, edhe kur shpirti i digjet me zjarrin e botës. Ajo përqafon, edhe kur shpirti i saj është duke u ndjerë, qoftë në varfëri, mall dhe në dhimbje të tjera. Eh, kush ka më të ndjeshëm se shpirti i nënës, kur ajo gjatë procesit të mbajtjes së fëmijës në barkun e saj, e përqafon me dhimbje të lindjes, por sërish, më shumë se askush tjetër, ajo me loçkën e zemrës e do fëmijën e saj, edhe pse fëmija i saj i falë të gjitha këto dhimbje. Ajo e do fëmijën e saj, sepse është Nënë!

Shpirti i gjithë fëmijëve ndihet i plotësuar dhe i përmbushur vetëm kur thërret emrin “nënë”. E ne që nënat tona nuk i kemi, shpirtin e kemi të zbrazur dhe plotësimi i shpirtit tonë ka mbetur i përhumbur në mjegullën e kohës. Ne, sa herë dikush në prani tonë thërret emrin “NËNË”, ndiejmë mall, dashuri dhe në shumë raste, përmallshëm na pikojnë lotët nga sytë tanë!

Por Nëna Salë, një grua fisnike, e dashur, e butë, e qetë dhe e mbushur me këshilla prej një nëne, që falte dhe dhuronte vetëm mirësi. Nëna Salë i mbylli sytë që t’i çelë bashkë me pranverën, t’i çilë në ditën e prillit të thyer dhe të kthyer në dhimbje, por dhimbjet e nënës Salë mjekohen, shërohen vetëm duke e kujtuar, duke kujtuar dritën e fjalëve të saj, duke ia kujtuar fëmijëve të saj përqafimin dhe dashurinë, bukën në magjen e vjetër dhe miellin e paktë në atë magje që shumë herë nëna Salë dhe shumë nënat e tjera e kanë bërë brumin me lot, nga skamja, vështirësia e jetës, nga hallet dhe brengosja për fëmijët e tyre dhe për arritjet dhe rrugën e tyre.

Por vdekja, vrasja e Nënës Salë është një kapitull i dhimbjes. Nëna Salë dhe shumë nënat e tjera nuk e kanë merituar, nuk e kanë merituar kurrë një vdekje të tillë, një vdekje ku drita e jetës së tyre mbyllet nga dora mizore e hienave të ardhura nga lindja e djajve të zinj.

E vdekja nga vdekja ka dallim, jo si proces i vdekjes, por si fund i dhënies së shpirtit. Andaj, nëna Salë ishte e fortë dhe me lehtësi dhe në rrugëtim të dritës së vërtetë, i mbylli sytë, i mbylli sytë në prillin e dhimbjes, në atë ditë ku drita ishte kthyer në lot, nata po rënkonte e mbuluar me pëlhurën e zezë dhe gjëmonte nga dhimbja, ndërsa dita ishte mbyllur në arkivin e saj e heshtur dhe e gjunjëzuar përballë gjakut që po rridhte, por si valë lumi. Ky gjak u kthye në gurë, në shkëmb, në fortësinë për liri të Kosovës.

Nëna Salë i mbylli sytë që sytë e saj të shikojnë tashmë vetëm dritën e vërtetë, dritën e dhuruar nga Zoti i Gjithësisë. Trupi i saj nuk ndien dhimbje, por shndrit si një rreze që na bën dritë të gjithëve, jo vetëm fëmijëve të saj të lindjes, por lindjes së të gjithë fëmijëve nga të gjitha nënat shqiptare.

E di që, më shumë se fëmijët e Nënës Salë, askush nuk mund të ndjejë dhimbje për të, por e gjithë fëmijët shqiptarë ndjejnë dhimbje për nënën e tyre që nuk rron, e nuk e di nëse dhimbjet janë të njëjta, por e di që dhimbjet për të gjitha nënat tona na rëndojnë. Por krenaria e nënës Salë në këtë prill të ftohtë e të mbuluar me mbulesën aq sa të dhimbjes, edhe të krenarisë, po na bën të reflektojmë dhe të kemi dashuri për të gjitha nënat, të cilat jetuan dhe rrojnë me nder.

Nëna Salë i mbylli sytë, por sytë e saj vështrojnë nga qielli rrugën e fëmijëve të saj që dita ditës po e bëjnë krenare me veprat e tyre dhe përkushtimin në dobi të artit, shkencës dhe kombit në veçanti.

Nëna Salë buzëqesh nëpër kohë, kur koha të kthehet në nderim të saj dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë. Buzëqeshja e saj dhe e të gjithë të rënëve dëgjohet vetëm kur ne jemi të bashkuar dhe ndërtojmë kështjellën e qëndrueshme për të gjitha vajzat, gratë dhe nënat tona.

Nuk ka buzëqeshje aty ku dhimbja përbuzet dhe plagët mohohen, por buzëqeshje ka vetëm aty ku dhimbjet njihen dhe plagët shërohen.

Nëna Salë i mbylli sytë, perdet për fundin e jetës së saj ranë si kurora lulesh. Aty, në mbulesën e bardhë shkruhet “Nderim e lavdi për nënën Salë” dhe për të gjitha nënat që u kthyen në gurë të fortë, ku varret e tyre janë frymëzim për ne, që mendojmë, shkruajmë dhe flasim shqip.

Një lule të kuqe i dhurojmë Nënës Salë, në këtë ditë prilli, por lulja me aromën më të bukur është vetë nëna Salë, e cila i mbylli sytë në këtë botë, që t’i çelë në jetën e përtejme, atje ku sytë e saj shikojnë veç lule mirësie dhe shpirti i saj rron nën aromën e luleve më të bukura dhe të paimagjinueshme nga mendja e këtushme e njerëzimit.

Nëna Salë, shpirti juaj qoftë në dritë! Paqe dhe qetësi të përjetshme!

Ngushëllime dhe ndaj dhimbjen me ju, miku im, Xhavit Lipaj./ Shkrimtari: Rudi BERISHA

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh