Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Arsimi

Universiteti i Tetovës përmes disa aktiviteteve, e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit

by administrator
07:15 08/04/25
in Arsimi
Universiteti i Tetovës përmes disa aktiviteteve, e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Fakulteti i Shkencave Mjekësore përmes disa aktiviteteve sot e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit. Motoja e kësaj dite për vitin 2025 është “Fillim i shëndetshëm, për një të ardhme plot shpresë”. Kjo fushatë njëvjeçare fokusohet në shëndetin e nënave dhe të posalindurve, duke inkurajuar qeveritë dhe komunitetin shëndetësor të intensifikojnë përpjekjet për të eliminuar vdekjet e parandalueshme të nënave dhe foshnjeve.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, tha se ashtu si më 7 prill të vitit 1948, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti asamblenë e saj të parë dhe mori vendimin për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të sensibilizimit për mbrojtjen shëndetësore globale, edhe Universiteti i Tetovës ec me përkushtim në të njëjtën rrugë – duke ofruar shërbime, mbështetje dhe vetëdijesim për rëndësinë e shëndetit publik. “Në këtë vit të shënuar, kur Universiteti i Tetovës kremton 30-vjetorin e themelimit të tij, theksojmë me krenari rolin e rëndësishëm që ky institucion ka luajtur dhe vazhdon të luajë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Me një staf të kualifikuar akademik, administrativ dhe teknik, si dhe me angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit Studentor, ne krijojmë hapësira të reja për zhvillimin profesional dhe vetëdijesimin qytetar. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti ka organizuar aktivitete të shumta që lidhen drejtpërdrejt me kujdesin shëndetësor, siç janë aksionet për dhurimin vullnetar të gjakut në bashkëpunim me institucionet përkatëse, si dhe seminare dhe tryeza shkencore që trajtojnë tema të ndjeshme si lufta kundër kancerit dhe mbrojtja e shëndetit mendor. Besojmë fuqishëm se Universiteti i Tetovës po e rrit përgjegjësinë e tij për të qenë pjesë aktive në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme – një qëllim ky që përputhet me misionin e vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë: sigurimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët në nivel global.” tha mes tjerash Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që e organizuan këtë aktivitet. Sipas tij, kjo ditë na kujton rëndësinë e shëndetit si një nga të drejtat themelore të çdo individi dhe përgjegjësinë tonë kolektive për ta mbrojtur atë. Si Fakultet i Mjekësisë, mbeten të përkushtuar në përgatitjen e profesionistëve të aftë dhe humanë, të cilët do të jenë në vijën e parë të kujdesit shëndetësor dhe zhvillimeve shkencore.

Organizatorja e këtij aktiviteti, prodekania për Shkencë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Arbresha Bexheti-Ferati paraqiti referatin kushtuar Ditës Botërore të Shëndetit. “Sot jemi mbledhur për të shënuar një ditë të rëndësishme – Ditën Botërore të Shëndetësisë. Një ditë që na kujton se shëndeti nuk është vetëm një e drejtë themelore, por edhe një themel mbi të cilin ndërtohet një e ardhme e ndritur për familjet, komunitetin dhe shoqërinë tonë. Tema e këtij viti, “Fillim i shëndetshëm për një të ardhme plot shpresë”, vendos në qendër shëndetin e nënave dhe të posalindurve.

Është një thirrje për veprim, për të siguruar që çdo grua, pavarësisht prejardhjes apo vendit ku jeton, të ketë qasje në kujdes shëndetësor cilësor gjatë shtatzënisë, lindjes dhe muajve të parë të jetës së fëmijës së saj. Statistikat tregojnë një realitet të dhimbshëm: çdo vit, qindra mijëra gra humbin jetën nga komplikacionet e lindjes, ndërsa miliona foshnja nuk arrijnë të mbijetojnë muajt e parë të jetës.

Dhe ajo që është më e dhimbshme është se shumë prej këtyre vdekjeve mund të parandalohen me kujdesin e duhur dhe investimet e nevojshme në sistemet shëndetësore. Ndaj sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që të investojmë në shëndetësi duke përmirësuar infrastrukturën, shërbimet dhe trajtimin e nënave dhe foshnjave; të rrisim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit para dhe pas lindjes, për të parandaluar komplikacionet dhe për të siguruar fillime të shëndetshme për të gjithë dhe të mbështesim profesionistët e shëndetësisë – ata që çdo ditë shpëtojnë jetë dhe që punojnë pa u lodhur për të garantuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Por ky nuk është vetëm një mision i institucioneve apo mjekëve – është një përgjegjësi kolektive. Çdo individ, çdo familje dhe çdo komunitet mund të luajë një rol në ndihmën ndaj grave shtatzëna, në mbështetjen e nënave të reja dhe në sigurimin që çdo fëmijë të ketë një fillim të shëndetshëm në jetë. Le të mos jetë kjo vetëm një ditë reflektimi, por një moment veprimi. Le të punojmë së bashku për një botë ku asnjë nënë nuk e humb jetën duke sjellë një jetë të re dhe asnjë fëmijë nuk shuhet para se të ketë mundësinë të rritet dhe të lulëzojë. Sepse duke u kujdesur për fillimet, sigurojmë një të ardhme me shpresë për të gjithë.” – tha organizatorja e këtij aktiviteti, prodekania për Shkencë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Arbresha Bexheti – Ferati.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, Prof. Dr. Sani Bajrami, pediatër neonatolog mbajti një ligjëratë tejet domethënëse kushtuar nënave dhe foshnjave.

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Shëndetit, studentët e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, vendosën stenda në qendër të qytetit dhe bënë thirrje që qytetarët t’i kushtojnë rëndësi shëndetit, duke iu ofruar shërbime si matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit, shpërndanë broshura edukative për shëndetin e përgjithshëm dhe u sugjeruan mënyra që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme./UT

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh