3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova në Panairin e Librit në Leipzig 2025

Duhet ti lexosh

Biblioteka Kombëtare e Kosovës përfaqësoi vendin në Panairin e Librit në Leipzig (27-30 mars 2025), një nga ngjarjet më të mëdha të botës së librit në Gjermani, këtë vit nën moton “Fjalët lëvizin botët”.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka cilësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Panairin e Librit në Leipzig 2025 si një moment të rëndësishëm për promovimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Përmes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, vendi ynë mori pjesë në këtë ngjarje prestigjioze, duke organizuar aktivitete letrare që përfshinë diskutime mbi letërsinë shqipe dhe sfidat e përkthimit, si dhe rolin e letërsisë në ruajtjen e kujtesës kolektive.

“Qerim Ondozi dhe Feride Berisha diskutuan mbi letërsinë shqipe dhe sfidat e përkthimit, ndërsa Ag Apolloni prezantoi librin e tij Red Riding Hood: Fairy Tale for Grown-Ups, duke trajtuar rolin e letërsisë në ruajtjen e kujtesës kolektive”.

“Një tjetër diskutim, i organizuar nga TRADUKI dhe Biblioteka Kombëtare, bëri bashkë Blerina Rogova Gaxhën dhe Jehona Kicajn për të debatuar mbi letërsinë kosovare në sfondin e migrimit dhe traumës së luftës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Pjesëmarrja në këtë panair solli interes të madh nga lexuesit dhe botuesit gjermanë, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunime kulturore ndërkombëtare.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit