Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

A mos vallë jemi të bashkuar vetëm në festa, valle dhe stadiume?

by administrator
08:26 31/03/25
in Aktualiteti
A mos vallë jemi të bashkuar vetëm në festa, valle dhe stadiume?
0
SHARES
11
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Dashnim HEBIBI nga SAM24.info/

Kaloi muaji i bekuar i Ramazanit. Në të gjitha vendet tona kishte iftare të veçanta, të organizuara nga bashkatdhetarët tanë, siç e kemi parë edhe përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Gjatë këtij muaji të bekuar, një model i organizimit shembullor erdhi nga Rrjeti i Biznesmenëve të Zvicrës Qendrore në Zvicër, me kryetar Visar Robellin, të shoqëruar si krahu i djathtë nga atdhetari Florim Useini, kryetar nderi i rrjetit të biznesmenëve dhe i përkrahur nga Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër. Në atë sofër uniteti u bashkuan edhe shumë afaristë të tjerë që veprojnë në Zvicër, intelektualë, atdhetarë të profesioneve të ndryshme.

Nga ajo që kemi parë, asnjë natë nuk ka kaluar pa u vizituar një bashkatdhetar, duke shtruar iftare të mrekullueshme me mesazhe paqeje, duke u angazhuar për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe zakoneve tona kombëtare. Në çdo iftar jo vetëm që u mblodhëm për t’u bashkuar rreth tryezës së Ramazanit, por gjithmonë kishte edhe debate dhe bisedime të sinqerta për çështje që na dhembin më së shumti neve mërgimtarëve.

Një ndër temat më të prekshme ishte ruajtja e gjuhës shqipe, sepse pa gjuhën nuk ka komb, nuk ka identitet.

Një falënderim i madh dhe i veçantë shkon për diplomatët shqiptarë që kanë qenë disa herë afër nesh disa herë gjatë gjithë këtij muaji. Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, kur dihet se vetëm nga ky shtet, jetojnë e veprojnë jo më pak se 100.000 shqiptarë, pastaj shefi i Misionit Konsullor në Cyrih, z. Vigan Berisha, dhe sekretari i parë i Ambasadës së Shqipërisë, z. Valon Gashi, kanë treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm, duke qenë pranë bashkatdhetarëve në çdo hap. Ata kanë biseduar me shqiptarë nga të gjitha trojet tona, duke dhënë mesazhe të qarta se si mund të ndihmojmë brezat e rinj në diasporë, si mund të ruajmë gjuhën tonë dhe si mund të investohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.

Përkrahja e tyre për veprimtarët tanë, për afaristët, për njerëzit e kulturës, bamirësisë dhe sportit ka qenë një motivim i madh për të gjithë ne. Aty ku ishin shqiptarët, aty ishin edhe ata, duke dëshmuar se shteti shqiptar i respekton dhe i vlerëson bijtë e tij në mërgatë. Në çdo iftar që ata morën pjesë, përpara darkës pati bisedime të ngrohta për çështjet të ndryshme, dhe në çdo lutje u bë edhe lutje për shtetin zviceran dhe popullin e tij, një vend që na ka hapur dyert dhe na ka dhënë mundësinë të jetojmë me dinjitet, duke gëzuar të gjitha të drejtat, pa dallim kombi, feje apo ngjyre.

Një falënderim i madh dhe mirënjohje shkojnë për teologët dhe kryesitë e xhamive shqiptare në Zvicër, të cilët kanë treguar mikpritje të jashtëzakonshme dhe janë bërë urë bashkimi për gjithë komunitetin. Xhamitë shqiptare janë vendi ku mblidhemi si komunitet më së shumti, ndaj bashkëpunimi me teologët tanë është i domosdoshëm. Ata kanë qenë të përgatitur maksimalisht për të na ndihmuar, për të na dhënë këshilla dhe për të ruajtur vlerat tona kombëtare dhe fetare me vite, para luftës në Kosovë, gjatë saj dhe pas saj e sot e kësaj dite.

Një moment i veçantë ishte edhe pjesëmarrja e filantropit të njohur Sahit Muja, i cili jeton në SHBA dhe kishte ardhur enkas nga New Yorku për të marrë pjesë në një iftar të veçantë në Xhaminë Shqiptare në Winterthur. Në atë iftar morën pjesë shumë personalitete, dhe tema kryesore ishte ruajtja e gjuhës shqipe. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme, sepse tregoi se shqetësimi për gjuhën tonë të shenjtë nuk ka kufij dhe se shqiptarët, kudo që ndodhen, duhet të punojnë për ta mbajtur gjallë.

Një falënderim i madh dhe respekt i pafund shkon edhe për filantropin e njohur Lazim Destani, një njeri i madh i kombit, i cili gjithmonë ka mbështetur shqiptarët në çdo aspekt, qoftë në biznes, qoftë në kulturë, qoftë në çështjet kombëtare. Me fjalët e tij të ngrohta dhe me mbështetjen e tij të vazhdueshme për komunitetin, ai ka qenë gjithmonë një model frymëzimi për të gjithë ne.

Ajo që e bëri këtë Ramazan edhe më të veçantë ishte fakti që në shumë iftare morën pjesë edhe vëllezërit tanë të besimit të krishterë, duke dëshmuar edhe një herë se shqiptarët janë një komb i bashkuar, pa dallime fetare. Në çdo tubim ku ishin të pranishëm diplomatët, figuruan edhe flamujt e shteteve përkatëse, dhe mesazhet e tyre ishin të qarta: bashkëpunim, solidaritet dhe forcimi i komunitetit shqiptar kudo në botë.

Por tani lind pyetja më e madhe: A do të vazhdojmë të jemi të bashkuar edhe pas Ramazanit?

A do ta mbajmë këtë frymë uniteti edhe në përditshmëri, apo do të mbetemi të bashkuar vetëm në festa, stadiume dhe valle?

Ne shqiptarët jemi një popull paqësor dhe e dhe e duam shumë paqen. Veprojmë për paqe, e dëshmojmë me fjalë dhe me vepra. Këtë e kanë treguar edhe të parët tanë, edhe rilindasit tanë, të cilët na kanë mësuar se nuk ka forcë tjetër përveç Perëndisë që mund të na thyejë, për sa kohë që jemi të bashkuar.

Prandaj, le të mos jemi të bashkuar vetëm në festa, stadiume dhe valle, por çdo ditë të jetës sonë. Le ta mbështesim njëri-tjetrin në punë, në biznes, në edukimin e fëmijëve tanë, në ruajtjen e gjuhës, në ndihmën për atdheun tonë. Vetëm kështu mund ta forcojmë kombin tonë dhe ta lëmë një trashëgimi të fortë për brezat e ardhshëm.

Ky Ramazan na tregoi se kemi vlera të mëdha si komb, se kemi njerëz që punojnë për të mirën tonë, se kemi diplomatë që na mbështesin, teologë që na udhëzojnë, biznesmenë dhe filantropë që ndihmojnë komunitetin dhe bashkatdhetarë që nuk e harrojnë vendlindjen. Kemi gjithçka që na duhet për të qenë të fortë—na mbetet vetëm të jemi të bashkuar dhe të ecim përpara si një trup i vetëm.

Zoti e bekoftë kombin tonë dhe miqtë tanë! Le të jemi gjithmonë një dhe vetëm një! Koha po ecë dhe ajo është me të mirat që po na presin. Dita ditës, mërgata shqiptare po forcoht me dijetarë, afarista dhe kurrën e kurrës nuk do ta harrojnë atdheun e të parëve. Koha është e jona e ne duhet të punojmë dhe të kenë hapësirën e duhur meritokratët dhe të pranojmë suksesin e dikujt, sepse vetëm duke qenë bashkë do të jemi më të sigurt dhe me jetëgjatësi.

“Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”. (John Updike)

Begatitë që posedon dhe shfrytëzon njeriu janë të shumta. Ato nuk përkufizohen e as nuk numërohen. Disa prej tyre janë të brendshme shpirtërore, e disa të tjera janë të jashtme-materiale. Të gjitha begatitë janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, dhe secila ka vlerë e rol të veçantë për jetën e njeriut. Filozofia dhe urtësia e kësaj jete është e ngritur mbi këto begati. Nuk mund të paramendohet jeta e njeriut pa këto begati shpirtërore dhe materiale. Të gjithë njerëzit në këtë hapësirë, në këtë nënqiell, gjenden në një sallë të madhe provimi, të shoqëruar nga përcjellës që regjistrojnë çdo lëvizje të vogël ose të madhe. Allahu xh.sh. thotë: “(Njeriu) Nuk flet ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf,18)

Historia jo rrallë flet edhe për njerëz që e njohën vlerën e kohës, e shfrytëzuan atë dhe përfituan nga ajo. Këta njerëz për moto kishin këtë fjalë:”Dituria kërkohet prej djepit deri në varr.”… ( Foto ilustrim)

SAM24.info

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh