BallinaAtdheuKryeministri Rama mbledh krerët e bashkive

Kryeministri Rama mbledh krerët e bashkive

-

Pak muaj përpara sezonit veror, Kryeministri Edi Rama mblodhi në Vlorë krerët e bashkive bregdetare dhe operatorët turistikë në një takim me kryefjalë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama tha se do t’i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira.

“Ka një shifër që thotë se nga 10 milionë e 155 mijë turistë që e kanë vizituar Shqipërinë në 2023, tre milionë e 900 mijë net kanë qenë të deklaruara. Janë pak si problem. E kemi studiuar me ekspertizë të huaj, këtë vit do t’ju japim mundësinë që të bëni një paradeklarim, 1 maj-30 shtator nëse nuk doni as kontrolle dhe të fokusoheni te klientët dhe jo tek inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave dhe për atë nivel do të paguani detyrimin te bashkia. Niveli është më i lartë, por duam ta nisim nga ky, sepse na intereson formalizimi i sektorit. Pastaj, nga 1 tetori deri 1 prill një nivel 20%. Prapë ju do dilni me një fitim ekstra, përtej atij që ju takon”, tha Rama, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Futbollistja spanjolle, Alexia Putellas është fituesja e “Topit të Artë”

0
Pas një sezoni bombastik me Barcelonën, ajo shkëlqeu në çdo aspekt duke fituar shumë tituj. Për të është hera e 3-të që fiton këtë çmim....