3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ruajtja e Gjuhës Shqipe – Një Mision i Shenjtë në Mërgatë

Duhet ti lexosh

/ Nga Dashnim HEBIBI/

Prej dy vitesh jam krenar që jam pjesë e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) për kantonin e Cyrihut si anëtar nderi. Si editor, kryeredaktor, redaktor, gazetar, mësues dhe moderator, kam dhënë dhe do të vazhdoj të jap kontributin tim me përkushtim të plotë edhe ate nga viti 2000, jo vetëm përmes dijes, por mbi të gjitha me një ndjenjë të lartë përgjegjësie profesionale dhe kombëtare.

Ruajtja dhe përhapja e gjuhës shqipe në mërgatë është një detyrë që na përket të gjithëve, sidomos neve që kemi marrë përsipër edukimin e brezave të rinj. Gjuha shqipe është më shumë sesa një mjet komunikimi; ajo është identiteti ynë, historia jonë, lidhja jonë e pandashme me atdheun. Prandaj, detyra jonë është ta ruajmë atë të pastër, ta përcjellim tek fëmijët tanë dhe ta mbajmë të gjallë brez pas brezi, pavarësisht largësisë nga trojet tona.

Rinia shqiptare në mërgatë ka nevojë për përkushtimin tonë të vazhdueshëm. Ata presin nga ne jo vetëm dije, por edhe frymëzim, shembull dhe mbështetje. Ata duhet të ndihen krenarë për gjuhën dhe kulturën e tyre, dhe këtë mund ta arrijmë vetëm përmes punës së palodhur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në këtë rrugëtim, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë arsimtarët e LAPSH-it, jo vetëm në Cyrih, por në mbarë Zvicrën dhe botën të cilët kanë punuar, po punojnë dhe do të vazhdojnë të punojnë për të mirën e kombit tonë.

Falë përkushtimit të tyre, shkollat shqipe në mërgatë mbeten vatra të dijes dhe atdhedashurisë.

Një falënderim i veçantë shkon për profesor Naser Ulaj dhe gjithë stafin drejtues të LAPSH-it për mbështetjen dhe punën e palodhshme.

Unë do të mbetem një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të gjuhës sonë shqipe, sepse besoj se ruajtja e saj është një detyrë e shenjtë, një amanet që duhet ta çojmë përpara me krenari dhe përgjegjësi. Gjuha shqipe është thesari ynë më i çmuar – le ta mbrojmë dhe ta përcjellim me dinjitet për brezat që do të vijnë!

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit