1.2 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Pacientë nga 20-vjeç preken nga sëmundjet e zemrës, kardiologu shpjegon shkaktarët

EKSKLUZIVE

Sëmundjet që prekin zemrën e njeriut po shtohen vrullshëm, por nëse dikur mosha e personave të prekur nga problemet kardiovaskulare ishte relativisht e lartë, sot ky trend ka ndryshuar. Në Elbasan, kardiologët tregojnë se është ulur mosha e personave që shfaqin probleme të tilla. Bluzat e bardha tregojnë se janë shtuar të rinjtë deri në 30 vjeç me sëmundje që prekin zemrën.

“Kohet e fundit është vënë një rritje e numrit të pacienteve tek moshat e reja 20 deri në 30 vjeç. Pse ndodh kjo, kush janë shkaqet? Shkaku kryesor është mënyra zedentare e jetesës, mumgesa e lëvizjes, mungesa e aktivitetit fizik. Konsumimi i duhanit, konsumimi i alkoolit, konsumimi i  pijeve energjike pa kriter si edhe konsumimi i substancave narkotike që kohët e fundit është i përhapur tek moshat e reja”, tha Saimir Shehu, kardiolog.

Kardiologu i spitalit të Elbasanit rendit faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet ishemike të zemrës.

- Reklama -

“Faktorët e riskut janë mosha, me rritjen e moshës shtohet risku i sëmundjeve kardiovaskulare, është hipertensioni, sëmundje mjaft e përhapur e cila përbën risk sidomos për sëmundjet koronare. Është duhanpirja faktor shumë i rëndësishëm risku, dhe diabeti një faktor risku për shtimin e të sëmurëve që janë zakonisht të sëmurë kronik”, shtoi kardiologu.

Mjekët kërkojnë nga qytetarët që të mos neglizohen shenjat e para.

“Nuk duhen neglizhuar ankesat që kanë pacientet, si ankesat nga ana e zemrës duhet të marrin masa paraprake, sepse të parandalosh një sëmundje është me e lehtë sesa ta mjekosh. Ankesat kryesore janë dhimbje gjoksi, mpirje të krahut ose mpirje të pjesës së poshtme të nofullës”, shpjegoi Shehu.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të INSTAT “Sëmundjet kronike të zemrës” janë shkaktar i 42,2 % të vdekjeve pasuar nga “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 22,3 % të fataliteteve, njofton euronewsal.

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme