4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kurti: Fokusi ynë për gratë – te çdo politikë publike

Duhet ti lexosh

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke uruar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se rezultatet e Qeverisë për mbështetjen e tyre i kanë me përgjegjësi.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se përpjekja për sigurim të barazisë gjinore është punë e përditshme e qeverisë.

“Fokusi ynë për gratë është te çdo politikë publike. Politika shëndetësore, vërtetë të shëndetshme për gratë. Fuqizim ekonomik me punësim apo fuqizim të rolit aty ku veçse puna ishte. Mbrojtje e përkrahje viktimave të çfarëdolloj dhune si dhe përpjekje për parandalim të dhunës. Politika përkrahëse për vazhdimin e studimeve sidomos në fusha ku mungonin gratë”, ka shkruar ai.

Ai më tej ka listuar mbështetjen qeveritare për gratë në punësim, arsim, shëndetësi si dhe kategoritë e veçanta si viktimat e dhunës në familje dhe seksuale.

“Sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë meritojnë lule por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre. Për nevojat e tyre jetësore që vijnë prej pabarazisë. Këtë e kemi parasysh që prej ditës së parë të Qeverisë dhe dështojmë vetëm nëse harrojmë”, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit