Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Berisha: Rama, mizogjen! Zhduku 60 mln euro të qeverisë franceze për gratë

by administrator
16:26 08/03/25
in Atdheu në objektiv
Berisha: Rama, mizogjen! Zhduku 60 mln euro të qeverisë franceze për gratë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Rama është më mizogjeni në histori dhe se ka zhdukur 60 milionë euro që kishte akorduar qeveria franceze për gratë shqiptare.

Duke folur me rastin e 8 Marsit ku ka prezantuar edhe programin e qeverisjes 2025-2029 për fuqizimin e vajzave dhe grave, Berisha tha se sot nënat shqiptare janë me rroga të ulëta ose pensione të ulëta, që “detyrohet t’i thotë djalit, vajzës, merr rrugët e botës, ndiq fatin tënd sepse nuk të mbaj dot, nuk të ushqej dot, nuk kemi të ardhura, nuk jetojmë dot së bashkë”.

Sipas Berishës, me ardhurat e sotme është faktuar se 41 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot fëmijët në mënyrë të përshtatshme sepse janë në limitet e varfërisë.

“Po të kthehemi 30 vite më parë, në diktaturë, ju gjenit nënën shqiptare që punonte me tre turne, që mezi përgatiste, mezi ushqente dhe vishte fëmijët e saj, në kuptimin e vërtetë të fjalës robtohej, por kishte edhe në atë kohë gra ministre, anëtare të Byrosë Politike, të cilat mbronin interesat e partive dhe jo interesat e nënave dhe motrave shqiptare.

Sot, po të kthehemi pas 30 vite, narkodiktaturën apo diktaturën e bandave, ato të cilat e vuajnë më shumë se të gjithë të tjerët janë nënat, gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet.

Përsëri kemi nënën me rrogë të ulët ose pensione të ulëta, që detyrohet t’i thotë djalit, vajzës, merr rrugët e botës, ndiq fatin tënd sepse nuk të mbaj dot, nuk të ushqej dot, nuk kemi të ardhura, nuk jetojmë dot së bashku.

Sepse me të ardhurat e saj është faktuar se 41 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot fëmijët në mënyrë të përshtatshme sepse janë në limitet e varfërisë”, është shprehur Berisha.

Kryedemokrati shpjegoi më tej se si qeveria franceze kishte akorduar 60 milionë euro për gratë dhe vajzat shqiptare por ato sipas tij, u vodhën nga qeveria e kryeministrit Rama.

“Pra, ka një situatë dramatike të nënave dhe grave shqiptare. Ka ministre, ka deputete. Do t’u jap një shembull, para një viti, qeveria franceze i akordoi qeverisë shqiptare 60 milionë euro të destinuara për ndihmën e grave. Ç’është e vërteta, unë e vlerësova. Po pse ku shkuan ato?

Ato u futën në buxhet për t’u vjedhur. 60 milionë euro nuk ishin pak se me 60 milionë euro mund të zbusje kreditë e mijëra grave në biznes. Me 60 milionë euro mund të mbështesje mijëra start-upe të tyre. Plus që në ato 60 milionë euro, duhet të fusje edhe ti një fond. Por ky fond u trupëzua i tëri në buxhet dhe humbi krejtësisht destinacionin e tij. U ndala këtu tek shëmbëlltyra. Edhe atëherë kishte anëtare të Byrosë Politike, edhe atëherë kishte organizatë gruaje, edhe sot ka disa ministre, por problemi është se nuk i dëgjon njëherë të flasin për problematikat e mëdha të nënave, motrave, grave, vajzave, për punësimin e tyre, për biznesin e tyre, për lehtësitë që meritojnë. Faktikisht po të vini re fjalorin e përditshëm, janë të përjashtuara. Nuk flitet për gratë, sikur nuk ekzistojnë. Ndërkohë ato janë absolutisht më të dhunuarat ndoshta në të gjithë Europën”, tha Berisha, ndërsa shtoi se dhuna ndaj grave është shtuar duke e cilësuar ndërkohë kryeministrin Rama si më mizogjeni në histori.

“Dhuna ndaj tyre është rritur me 50 përqind e më shumë. Në rast po të marrësh shifrat e sotme të popullatës, është rritur me 100 përqind në të gjitha format. Përsëri për to nuk flitet. Nuk është e rastit.

Kryeministri Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria ndonjëherë dhe që ka njohur Europa. Ato shpërthime që i ra tavolinës, ato janë të zakonshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Janë të zakonshme në ditën e tij të punës. Ndaj dhe ai nuk thotë një fjalë të vetme në mbrojtje, në mbështetje të grave dhe vajzave. Nuk ka një projekt të vetëm, nuk mund të tregojë kjo qeveri një projekt të vetëm me të cilin ajo lufton për suksesin e tyre”, ka deklaruar Berisha, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh