BallinaArsimiFakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka mirëpritur sot përfaqësues...

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka mirëpritur sot përfaqësues të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore në Zvicër

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka mirëpritur sot përfaqësues të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore (ISHHVJ), me seli në Zvicër, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes këtij institucioni dhe UHZ-së.
Kjo marrëveshje, e nënshkruar nga Rektori i UHZ, Prof. Dr. Armand Krasniqi, dhe Presidenti i ISHHVJ-së, Dr. Sc. Dashnim Hebibi, synon të forcojë lidhjet akademike dhe profesionale me diasporën shqiptare në Zvicër. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Fakulteti Juridik do të përfitojë nga mundësitë e reja për shkëmbim akademik, projekte kërkimore dhe avancim profesional të studentëve dhe stafit akademik.
Gjatë vizitës në Fakultetin Juridik, përfaqësuesit e ISHHVJ-së bashkëbiseduan me studentët, duke prezantuar mundësitë që kjo marrëveshje ofron për ta.
U theksua se bashkëpunimi do të ndihmojë në krijimin e rrjeteve profesionale, ndarjen e përvojave dhe ekspertizës, si dhe promovimin e kontributit të diasporës në zhvillimin ekonomik e social të Kosovës.
Fakulteti Juridik i UHZ mbetet i përkushtuar në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në fuqizimin e bashkëpunimit me komunitetin shqiptar jashtë vendit, duke synuar të krijojë më shumë mundësi për studentët dhe profesionistët e së ardhmes. / Fakulteti Juridik – UHZ Pejë  

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqiptarët, pa viza në Marok/ Hyn në fuqi marrëveshja

0
Maroku heq vizat me Shqipërinë. Nga data 15 gusht, shqiptarët mund të shkojnë pa viza në Marok, mjafton vetëm me një pasaportë , njësoj...