1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vatra festoi 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Duhet ti lexosh

/ Nga Sokol Paja, New York, 17 Shkurt 2025 

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra bashkoi shqiptarët e Amerikës në Bronx për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Një festë madhështore e shoqatave atdhetare, organizatave patriotike, aktivistëve të çështjes kombëtare, veprimtarëve e patriotëve që kanë kontribuar historikisht për kombin, atdheun e komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha falenderoi liderët e komunitetit shqiptar për pjesëmarrjen në festën e Kosovës dhe renditi sfidat me të cilat është përballur shteti i Kosovës nga shpallja e pavarësisë deri në ditët e sotme.

Kryetari Dr. Elmi Berisha në fjalën e tij përmendi ndër të tjera sakrificat për liri e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës, veprën e ndritur kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërhyrjen e NATO, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare të Amerikës dhe përkujdesjen e Federatës Vatra për çështjen e Kosovës. Z.Asllan Bushati në fjalën e tij deklaroi: “Lavdi atyre që qëndruan e sakrifikuan në burgjet serbe për lirinë e Kosovës”.

Z. Halil Tetaj në fjalën e tij bëri një paralelizëm historik e kombëtar nga koha e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, veprimtaria e humanizmi i Nënë Terezës, presidenti historik Rugova, UÇK, NATO e sakrificat e shqiptarëve deri te liria e Kosovës. Veprimtari i çështjes kombëtare Agim Aliçkaj kërkoi që të forcojmë Kosovën dhe Shqipërinë se shqiptarët janë kombi më i ndritur në botë dhe apeloi kundër përçarjeve politike e komunitare. Z. Bujar Verzivolli theksoi vëllazërinë e pandarë mes shqiptarëve në këtë ditë historike për shtetin e Kosovës, për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës pasi jemi një komb, një gjuhë, një gjak. Z. Bashkim Shehu vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe shqiptarëve për lirinë e Dardanisë.

Z. Sokol Lulgjuraj drejtor ekzekutiv i Qëndrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan theksoi si vlerë vëllazërinë ndërfetare në aspektin social e fetar mes shqiptarëve. Artisti Shaban Lajçi emocionoi të pranishmit me recitimin e disa vargjeve patriotike kushtuar pavarësisë së Kosovës. Një festë atdhetare madhështore me Adem Jasharin e Ibrahim Rugovën në sfond, kushtuar Kosovës që do të mbahet mend gjatë në memorien e komunitetit shqiptar në Amerikë.

Gëzuar Kosovë, përjetë e mot.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit