1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Shënohet përvjetori i 18-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007

Duhet ti lexosh

Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 18-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot në ora 10:00 është paraparë të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në orën 12:00 homazhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.

Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut. Përveç kësaj mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës. Demonstrata ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit