BallinaAtdheuQeveria e Serbisë intensifikon diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës, sulm politik dhe...

Qeveria e Serbisë intensifikon diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës, sulm politik dhe ekonomik

-

/ Nga Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës /

Shteti serb po vazhdon politikën e tij diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke bllokuar ndihmat ekonomike dhe duke ndërhyrë drejtpërdrejt në institucionet shqiptare. Vendimi i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun Social për të shfuqizuar subvencionet për fermerët shqiptarë, të financuara nga Qeveria e Kosovës, është një akt armiqësor i qartë, që synon izolimin ekonomik dhe varfërimin e qëllimshëm të qytetarëve tanë.

Po aq shqetësues është edhe sabotimi institucional i Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke refuzuar regjistrimin e kryetarit të tij të ri, Enkel Rexhepi, me pretekste burokratike. Kjo është një përpjekje për të paralizuar përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe për të mbajtur institucionet tona nën kontrollin e Beogradit.

Këto veprime janë pjesë e një strategjie më të gjerë të shtetit serb për të dobësuar shqiptarët në çdo aspekt – nga pasivizimi i adresave e deri te përjashtimi nga vendimmarrja institucionale.

Serbia as nuk ndihmon shqiptarët e Luginës, as nuk lejon që ata të ndihmohen nga Kosova apo partnerë ndërkombëtarë.

Si Kryetare e Komunës së Preshevës, e dënoj ashpër këtë diskriminim dhe kërkoj reagim të menjëhershëm nga institucionet ndërkombëtare.

Kjo situatë është një test për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut në rajon. Shqiptarët e Luginës nuk do të nënshtrohen – ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona dhe për një të ardhme ku nuk do të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë në vendin tonë!

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Monumenti, një akt i vonuar

0
Nga Mimoza Dajçi Statuja e një Gruaje me pishtar në dorë, vendosur në qendër të Kryeqytetit Amerikan në Washington, D.C., përfaqëson "Shpresën dhe Lirinë", të...