BallinaDiasporaNë Vinkovci u mbajt Kuvendi i Shoqatës së Veteranëve UABHDR

Në Vinkovci u mbajt Kuvendi i Shoqatës së Veteranëve UABHDR

-

VINKOVCI, 8 nëntor 2026 – Ditën e djeshme, në Vinkovci, siç mëson helveticALforum.ch u mbajt Kuvendi i Shoqatës së Veteranëve UABHDR, ku morën pjesë 42 anëtarë të shoqatës, të bashkuar nga fryma e solidaritetit, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, vlera që i kanë shoqëruar që nga ditët më të vështira të Luftës së Atdheut. Gjatë kuvendit, kryetari i shoqatës prezantoi raportin e punës dhe atë financiar për periudhën e kaluar, duke paraqitur aktivitetet e realizuara, angazhimet e përbashkëta dhe rezultatet e arritura. Pas prezantimit, anëtarët zhvilluan një diskutim të hapur, ku paraqitën vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të punës së shoqatës. Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe planeve dhe aktiviteteve për periudhën e ardhshme, si dhe çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me veteranët e Luftës së Atdheut dhe familjet e tyre.

Kuvendi ishte gjithashtu një moment reflektimi dhe kujtese për bashkëluftëtarët e rënë, të zhdukur dhe ata që tashmë nuk jetojnë mes nesh. Sakrifica e tyre mbetet një amanet i përhershëm dhe një motivim për të vazhduar angazhimin në ruajtjen e vlerave, kujtesës historike dhe unitetit mes veteranëve. Në përfundim, u shpreh mirënjohje për kryetarin e shoqatës, për të gjithë ata që kontribuojnë me punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe për secilin anëtar që mori pjesë dhe vazhdon të japë besimin e tij në shoqatë. Kuvendi në Vinkovci dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkimit, komunikimit dhe vazhdimësisë së angazhimit në shërbim të veteranëve dhe familjeve të tyre. “Bashkë mbrojtëm, bashkë vazhdojmë të ndërtojmë!”, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rexhepi fiton “Oscarin” e orëve luksoze, shqiptari që shkëlqen në skenën...

0
Orëndreqësi kosovaro-zviceran Rexhep Rexhepi ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or”, vlerësimin më të...