BallinaAtdheuAli Ahmeti bën thirrje: Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, luftojmë...

Ali Ahmeti bën thirrje: Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, luftojmë për Europë

-

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë sërish thirrje – të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit, përcjell TV21. Ahmeti si shembull ka marrë Evropën, që sipas tij, i kanë hequr kufijtë, gjë e cila nuk i ka bërë keq dhe as asimiluar.

“E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj nuk u ndalën mediat – “Golema Albanija” (Shqipëri e Madhe). Çfarë ndodhi tani? Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë. Ne luftojmë që të hiqen kufijtë mes shteteve, si e keqja e madhe e njerëzimit dhe ajo e keqe le të hidhet pas krahëve. Mos të na përsëritet ngjarje e histori që me gjak e me sakrifica të mëdha i kemi paguar, por bashkë t’i heqim këto të këqija që i kanë ndodhur rajonit dhe Ballkanit. Të hiqen kufijtë. Të jetojnë njerëzit pa kufij. Të lirë!”, tha Ahmeti.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Takim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë në Zvicër

0
Më datë 06.09.2026 (e diel), në Xhaminë e Frauenfeldit, u mbajt një takim i përbashkët i Kryesisë së KMSHZ-së me përfaqësuesit e xhamive, me...