BallinaSportiXhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg) ka lartësuar Kosovën...

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg) ka lartësuar Kosovën në Paris

-

Akil Gjakova ka treguar klasin e tij, duke fituar medaljen e argjendtë në garën prestigjioze Grand Slam. Akili, mjeshtër i madh i tatamit, në finale përkundër luftës së madhe nuk ia doli.

Ai u ndal vetëm në finale nga xhudisti nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.

Në sallë ishin mbi 15 mijë shikues.

Duhet theksuar se në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e  Manuel Lombardi.

“Akil Gjakova zë vendin e dytë në Grand Slam Paris 2025.

Në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, francezin Peter Jean

Në xhiron e radhës ai mposhti me Ippon, japonezin Shusuke Uchimara Kurse në çerekfinale mposhti me yuko, garuesin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev.

Në gjysëmfinale ai mposhti me Wazaari, garuesin nga Italia, Manuel Lombardo

Gjakova në finale u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, por duke sjellë në shtëpi medaljen e argjendtë”, shkruan në faqen e Federatës së Xhudos së Kosovës. /K.Goca

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Rama jepe dorëheqjen”, protestë në “Air Albania” kundër kryeministrit

0
Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium...