3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

83-vjeçarja Eliza Gjikola, një histori frymëzimi. Ruan traditën e qëndisjeve tradicionale

EKSKLUZIVE

Eliza Gjikola është një e moshuar mirditore 83-vjeçare, e cila ruan traditën duke thurur e qëndisur punime tradicionale.

Çdo ditë e gjejmë në një nga trotuaret e qytetit të Lezhës, ku edhe ekspozon çdo punim që ajo bën, në kërkim të blerësve.

S’kisha me se të jetoja. I bënim çorapet me dorë, fanellën me dorë, teshat… I lanim natën dhe i thanim nëpër shkëmbinj. Ishte dimër i madh e i fortë,” tregon 83-vjeçarja.

- Reklama -

E diktuar nga kushtet ekonomike, Eliza Gjikola thotë se këtë zanat e ka mësuar që në fëmijëri.

Telefonin ajo e ka si burim frymëzimi për të parë modelet dhe për të realizuar punimet artizanale.

Papuçe, fanella, çorape me lara… Pa lodhje nuk ka punë. Kur isha më e re i bëja për të paktën katër ditë. Tani më merr më shumë, sepse nuk kam takat. Jam 83 vjeçe,” thotë znj. Gjikola.

- Advertisement -

Edhe pse në moshë të thyer, znj. Gjikola thotë se e vijon zanatin më shumë nga dëshira dhe pasioni sesa përfitimi, pasi interesi për punimet e dorës po vjen gjithnjë në rënie. “Perin gjilpërës nuk ia fusin të rejat, se nuk ia kanë nevojën. Ne atëherë nuk kishim,” thotë 83-vjeçarja. Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, Eliza është një shembull frymëzues i përkushtimit ndaj traditës dhe punës me zemër. Ajo na kujton se vlerat e së kaluarës meritojnë të ruhen dhe të vlerësohen brez pas brezi, njofton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme