80 raste të reja me kancer në qafën e mitrës paraqiten cdo vit në Spitalin Onkologjik pranë QSUT. Mjekët onkolog thonë se ky është kanceri më i përhapur tek gratë I cili ndikohet nga shumë faktorë.
Mjeku obstetër-gjinekolog, Euglend Hoxha shprehet se kanceri i qafës së mitrës është një lloj sëmundje që mund të eleminohet përmes një vaksinimit, kapjes në kohë dhe mjekimit të duhur.
Në ditën botërore të kancerit, mjekët apelojnë për parandalim dhe kapja në kohë. Prej 2019 Shqipëria ka nisur aplikimin e vaksinës kundër HPV që njihet ndër shkaktarët kryesorë të kancerit në qafën e mitrës.
Fillimisht vaksina nisi të injektohet tek vajzat 13 vjec, por nga janari I 2026 ajo është pjesë e kalendarit të detyruar të vaksinave edhe për djemtë e po të njëtës moshë, transmeton euronewsal.




