POSTIMET E FUNDIT

7 Marsi festohet në Londër: Homazh për mësuesit, themelin e dijes dhe të ardhmes

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër siç mëson helveticALforum.ch u organizua një aktivitet i veçantë për të shënuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, një datë simbolike që i kushtohet atyre që ndërtojnë themelet e dijes dhe formësojnë të ardhmen e brezave të rinj.

Në këtë mbrëmje festive, përfaqësues të institucioneve, anëtarë të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe mysafirë të ftuar u mblodhën për të nderuar rolin dhe kontributin e mësuesve në zhvillimin e shoqërisë.

Gjatë fjalës së tij, organizatori i aktivitetit, theksoi rëndësinë e misionit të mësuesit si udhërrëfyes i dijes dhe si një nga shtyllat kryesore të përparimit të shoqërisë. Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për të gjitha mësueset dhe mësuesit që me përkushtim dhe sakrificë punojnë çdo ditë për edukimin e brezave të rinj.

“Roli i mësuesit është i pazëvendësueshëm, sepse çdo sukses i një kombi fillon në klasë, me një mësues që frymëzon,” u theksua gjatë fjalës përshëndetëse.

Të pranishmëve iu drejtuan me nga një fjalë rasti edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, z. Roland Shuli, si dhe znj. Aida Haziri nga Organizata e Grave Britanike Shqiptare, të cilët vlerësuan kontributin e mësuesve në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë. Edhe ambasadori i Kosovës, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Kapiti tha disa fjalë për 7 marsin ditën e mësuesit dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe.

Mbrëmja u zhvillua nën moton “Mësuesi, Themeli dhe Zemra e Edukimit”, duke reflektuar rëndësinë e rolit të tyre në ndërtimin e një shoqërie të dijes dhe të vlerave.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim mes Ambasadës së Republikës së Kosovës, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Grave Britanike Shqiptare, duke dëshmuar edhe një herë bashkëpunimin dhe përkushtimin e institucioneve dhe organizatave shqiptare në promovimin e arsimit dhe vlerave kombëtare në diasporë, transmeton helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB