BallinaDiasporaMinistri i ri i Jashtëm, Hoxha takim me Gonzaton: Për Shqipërinë, të...

Ministri i ri i Jashtëm, Hoxha takim me Gonzaton: Për Shqipërinë, të gjitha rrugët çojnë në Bruksel

-

Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, Hoxha theksoi se rruga e Shqipërisë mbetet integrimi në BE, duke nënvizuar se bashkëpunimi me partnerët evropianë është prioritet.

“Kur bëhet fjalë për çështjet europiane dhe bashkëpunimin me partnerët europianë, nuk ka fundjava, vetëm ditë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të kaluar një mëngjes të shtune, sesa takimi me Ambasadorin Gonzato, për të diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhënien tonë gjithnjë e më të afërt dhe më të fortë, duke përfshirë përgatitjet për vizitën time të parë zyrtare jashtë vendit në cilësinë aktuale të Ministrit të Jashtëm.  Nuk ka nevojë të hamendësosh destinacionin. Për Shqipërinë, të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel – në Bashkimin Europian”, shkruan Hoxha.

Ferit Hoxha mori detyrën e ministrit të Jashtëm një ditë më parë, pas ndryshimeve në qeveri, duke zëvendësuar Elisa Spiropali, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kush është Justina Shiroka-Pula?

0
Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës. Në dhjetor 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave...