1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Zyrtare – Kosova ka 1.602.515 banorë

Duhet ti lexosh

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura, transmeton Telegrafi. “Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1.602.515 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati. Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disa muajsh. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi po prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, që është realizuar përgjatë shtatë jave nga 5 prilli deri më 24 maj të këtij viti.

Kurti ka thënë se publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përbënë një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë shumë të madhe. “Regjistrimi i fundit u krye në vitin 2011 mjaftueshëm kohë për tu bërë pjesë e kujtimeve historike,por tani fal standardeve të avancuara dhe teknologjisë kemi një pasqyrë të saktë të realiteti tonë dhe një bazës të re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kurti.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit