3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

49984 Shikues në Ndeshjen Rumani-Kosovë. Nuk ka më Bileta!

Duhet ti lexosh

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte (e premte) në udhëtim te Rumania, në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur me tifozë, pasi thuhet se janë shitur të gjitha biletat e parapara.

Rumani – Kosovë është ndeshja e së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve me interes maksimal për të dy vendet.

Sipas mediave rumune, “Trikolorët” vendas do të mbështeten nga një numër shumë i madh tifozësh, të cilët duan një tjetër rezultat të madh.

Rumani – Kosovë, frekuentim maksimal në stadium

Sipas Fanatik, një sukses të premten mbrëma me Kosovën i garanton Rumanisë pozitën e parë në grup pavarësisht rezultateve të fazës së fundit.

“Trikolorët” kanë pasur një rekord të shkëlqyer deri më tani dhe kërkohet një fitore tjetër ndaj kosovarëve, sidomos nga tifozët.

Në emisionin Fanatik Superliga, emisioni më i nxehtë sportiv nw Rumani, moderatori Cristi Coste ofroi një informacion të minutës së fundit direkt nga Federata Rumune e Futbollit. Më saktësisht, sipas tij, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës që do tw luhet në ‘Arenën Kombëtare’ do të jetë e stërmbushur.

“Kam informacion nga Federata. Fakti që kombëtarja duket kaq mirë shihet edhe në interesin e tifozëve. Sonte do të ketë 49984 shikues në stadium, maksimumin e mundshëm!”, ka thënë Cristi Coste, telegrafi. Nga ajo që ka mësuar helveticALforum, për këtë ndeshje edhe nga Zvicra kanë shkuar shumë bashkatdhetarë, por edhe nga shtete të tjera të Evropës.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit