BallinaDiaspora30 Gushti – Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 Gushti – Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

-

Nga Agim Paçarizi, Zvicër

Sot, në Meyrin të Gjenevës, në orën 11:00, në Kopshtin e të Zhdukurve, u hap ekspozita e artistit Artan Korenica, në shenjë nderimi dhe kujtimi për të gjithë personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë qytetarë, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Gjenevë, znj. Filloreta Kabashi, zyrtarët për personat e pagjetur Kushtrim Gara dhe Agron Limani, si dhe shumë aktivistë e përfaqësues të shoqatave shqiptare.

Aktiviteti u organizua nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë dhe Shoqata “Kopshti i të Zhdukurve” në Meyrin, me mbështetjen e Shoqatës “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë”.

Por dita nuk mbaron këtu.

Në orën 18:00 do të mbahet një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohet për çështjen e të zhdukurve dhe përgjegjësinë për zbardhjen e fatit të tyre.

Ndërsa në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Ferdonia”, një vepër që sjell dhimbjen dhe pritjen e familjeve që edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të kërkojnë të dashurit e tyre.

Pas 27 vitesh, plagët ende janë të hapura. Familjet ende presin. E vërteta ende kërkohet.

Të zhdukurit nuk janë vetëm një numër.

Secili prej tyre ka një emër, një familje dhe një histori.

Prandaj, kujtimi nuk mjafton. Kërkohet e vërteta, drejtësia dhe zbardhja e fatit të secilit të zhdukur.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Holanda tërheq mbështetjen: FIFA ka nevojë për lidership të ri

0
Kriza rreth Gianni Infantinos në FIFA thellohet. Pas disa federatave europiane, edhe Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen për presidentin aktual...