3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

25 Vite nga Pushka e Çlirimtarëve për Liri e Ribashkim të Kosovës Lindore 

Duhet ti lexosh

Edhe mërgata e kujton pushkën e parë të UÇPMB-së kundër regjimit serb. Sonte do të mbahet një takim në selinë e Shoqatës Atdhetare „Atdheu“ në Bad Ragaz të St. Gallen me disa nga veprimtarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të përkrahur edhe nga atdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
 Do të jetë një takim kujtimi për dëshmorët dhe për ti kujtuar të gjithë çlirimtarët që patën veshur uniformën për ta hequr qafe regjimin e egër nga trojet autoktone shqiptare.
Dihet se edhe diaspora, në çdo proces, ishte afër atdheut, prandaj edhe sonte dhe gjithmonë, me zemër është andej, ose e bëjnë gjumin me një sy, se ato treva duhet frymuar drejt e të valojë flamuri i Skënderbeut, Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve e patriotëve.
Pritet të jetë i pranishëm, përpos disa veprimtarëve të njohur, edhe i pari ai që i tregoi Serbisë se këtu, herëdokur do të i kthehet dinjiteti shqiptarëve. Ky takim, do të organizohet nga SHH “Lugina e Preshevës”, ku më pastaj, do të zgjidhet edhe kryesia e re e kësaj shoqate, që po i mbush 20 vjet veprimtari ,sa atdhetare edhe aq humanitare.
 HelveticALForum.ch
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit