0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

22 ditë nga fundi i regjistrimit të diasporës, Kryeministri Rama: Regjistrohuni bëhuni pjesë e momentit historik

Duhet ti lexosh

Ndërsa na ndajnë edhe 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë rëndësinë e votimit nga diaspora për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Rama u kërkoi shqiptarëve të diasporës që të regjistrohen deri më datën 4 mars në Platformën Elektronike të Regjistrimit për të bërë edhe ata zgjedhjen e tyre me votë.

“22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, 11 maji do jetë votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Evropës dhe botës do votojnë nga aty ku janë me postë.

Duhet të regjistroheni deri më 4 mars sepse votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit në shtëpi me një zarf të parapaguar edhe për kthimin, është kohë e domosdoshme”, deklaroi Rama.

Ky i fundit shtoi se numri i të regjistruarve deri në këto momente, është premtues, por sipas tij, duhet të jetë shumë më i madh.

Ai theksoi se, gjykimi i çdokujt që sheh progresin e Shqipërisë nga një distancë e arsyeshme, vlen.

Deri më tani, numri i të regjistruarve është premtues, por mund dhe duhet të jetë shumë më i madh akoma. Gjykimi i çdokujt që sheh progresin e Shqipërisë sonë nga një distancë e arsyeshme, vlen.

Mezi pres të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Evropës e botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme, për Shqipërinë e respektuar nga Europa e bota, për Shqipërinë që në mandatin tonë të 4-të do hedhë hapin përfundimtar në BE.

Regjistrohuni dhe mos e lini për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ.

Nga kompjuteri apo telefoni, disa minuta për t’u bërë pjesë e një momenti historik në rrugën e demokracisë sonë”, deklaroi kreu i qeverisë, njofton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit