0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

Duhet ti lexosh

198 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme kanë nënshkruar marrëveshjen përfituese nga MINT përmes skemave të KIESA-s. Përkrahja totale për to përfshin shumën prej 8.9 milionë euro.

 

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dha detaje për degëzimin e skemave, përmes së cilave janë mbështetur këto biznese.

“Këto 198 ndërmarrje janë përfituese nga tri skema të granteve nga KIESA. E para është skema për mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese me potencial për eksport për blerjen e makinerive prodhuese, 129 ndërmarrje përfituese me vlerë financiare prej 7.3 milionë euro. Qëllimi i kësaj skeme mbështetëse është për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në sektoret prioritare industriale dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre me produkte me vlerë për tregun ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.

Skema e dytë është për ndërmarrjet në sektorin e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit dhe përfshin mbështetjen për 42 ndërmarrje me vlerë 1 milionë euro. Ndërkaq skema e tretë është për certifikimin e produkteve me 27 biznese me shumën 600 mijë euro.

“MINT mbetet e përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe start-up në Kosovë. Së bashku me ju, mbështetjen nga qeveria, nga partnerët, synojmë rritjen ekonomike të barabartë dhe forcimin e eko sistemeve të inovacionit”, ka thënë Rozeta Hajdari, ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit