2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

18 Vjet Liri dhe Pavarësi: Urime për Kosovën

EKSKLUZIVE

Nga Arsim Mulliqaj, Milano

Sot, Republika e Kosovës feston 18-vjetorin e shpalljes së saj. Është një ditë e shenjtë për çdo qytetar të këtij vendi, për të gjithë ata që luftuan, që u flijuan, dhe që vepruan pa u lodhur për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë.

Kosova jonë e përbashkët është rezultat i sakrificës së të gjithë atyre që ballë për ballë u përballën me pushtuesin, të gjithë qytetarëve që përjetuan vuajtje dhe vështirësi, dhe të brezave që besuan dhe punuan për një të ardhme të lirë. Në këtë ditë, ne përkujtojmë dhe nderojmë këta heronj me respekt, urime dhe gëzim.

- Reklama -

Historia moderne e Kosovës tregon se që në vitin 1990, Kosova shpalli Republikën e saj, dhe më pas, në vitin 1991, me një referendum popullor, ajo u bë e vetëvendosur, pavarësisht nga okupimi. Vendimet e popullit tonë u njohën vetëm nga Shqipëria, ndërsa gjendja e qytetarëve vazhdoi të jetë e vështirë. Ata që studionin, punonin dhe përpiqeshin të mbijetonin, përballeshin me kushte të rënda dhe sfida të jashtëzakonshme.

Prijësi ynë, Presidenti dr. Ibrahim Rugova, nuk heshti kurrë. Ai shpallte për botën të vërtetën e dhimbshme që po ndodhte në Kosovë. Çdo të premte, përmes fjalimeve të tij, ai informonte komunitetin ndërkombëtar dhe shprehte shqetësimet e popullit për dhunën policore dhe ushtarake që përjetonte Kosova. Çdo fjalim i Presidentit Rugova mbetet i gdhendur në kujtesën tonë dhe është një dëshmi e paçmueshme e përkushtimit të tij për lirinë dhe shtetin.

Dr. Ibrahim Rugova është themeluesi i Shtetit tonë, Republikës së Kosovës, ndërsa Adem Jashari mbetet legjendë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), simbol i sakrificës dhe guximit për liri.

- Advertisement -

Çdo qytetar i Kosovës ka kontribuar në formimin e shtetit me veprimet dhe detyrat e tij qytetare, dhe të gjithë meritojnë lavdi, respekt dhe gëzim në këtë ditë të veçantë. 17 shkurti, dita kur u njoh vullneti i popullit për liri dhe pavarësi, është një moment historik që lidh brezat e tashëm me ata që luftuan dhe u flijuan.

Bota e perparuar e ka njohur Kosovën si shtet të lirë, bazuar në sakrificën e popullit tonë dhe luftën e çlirimtarëve, me humbje të mëdha dhe dhimbje të pashprehshme. Shumë të tjerë paguan çmimin më të lartë — jetën e tyre — për të garantuar këtë liri të shenjtë, dhuratë e Perëndisë për kombin tonë.

Sot, Republika e Kosovës, Dardania jonë e shenjtë, feston 18-vjetorin me besim dhe krenari. Vitet e kaluara na kanë bërë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të mbrojtur dhe zhvilluar shtetin tonë. Vendimet kushtetuese po nderohen dhe respektohen, duke treguar se Kosova po ecën në rrugën e demokracisë funksionale, po ashtu si vendet e tjera të zhvilluara të Perëndimit.

Me lumturi dhe krenari, urime për të gjithë qytetarët e Kosovës!

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme