BallinaAtdheu118 milionë euro për Durrësin

118 milionë euro për Durrësin

-

Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrjetit të kanalizimeve dhe përmirësimin e trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin e Durrësit.

Programi ka një vlerë totale prej rreth 118.2 milionë euro, ku rreth 85 milionë euro janë grant nga Bashkimi Evropian, ndërsa 33.4 milionë euro financohen përmes një huaje të AFD-së. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, dhe Drejtori i Përgjithshëm i AFD Group, Christophe Lecourtier. Projekti synon të përmirësojë sistemin e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve publike dhe në reduktimin e ndotjes përgjatë bregdetit të Adriatikut.

Sipas drejtuesit të AFD Group, projekti pritet të përmirësojë kushtet e jetesës për më shumë se 400 mijë persona, përfshirë banorët dhe qytetarët që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik. Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian e cilësoi projektin si investimin më të madh të BE-së në fushën e mjedisit në Shqipëri deri më tani.

Përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, BE do të sigurojë rreth 85 milionë euro në formën e grantit. Bashkëpunimi do të vijojë edhe me fazën e dytë të programit, ku Bashkimi Evropian parashikon një tjetër financim prej 52 milionë eurosh, kryesisht në formën e grantit. Sipas palëve, investimet synojnë të modernizojnë infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve dhe të sjellin shërbime më të mira publike, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit...

0
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e dytë për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/27, duke u...