1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

1000 fëmijë me kancer zbulohen çdo ditë në botë, 20% vdesin

Duhet ti lexosh

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer. Sëmundjet tumorale janë të parandalueshëm por kapja në kohë është vendimtare në trajtimin e saj.

OBSH deklaron se normat e mbijetesës tejkalojnë 90% në vendet me të ardhura të larta në një kohë që në vendet me të ardhura të ulëta 1 në 3 fëmijë mbijeton.

Për ekspertët e shëndetësisë botërore kjo pabarazi tronditëse ekziston edhe brenda rajonit europian të OBSH ku 20% e fëmijëve me kancer vdesin .

Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve nga kanceri. Sipas të dhënave të OBSH vendi ynë renditet i 6 mes 48 shteteve europiane, ku vdekshmëria tek fëmijët është 3,8 për 100 mijë banorë, shifër kjo më e lartë se mesatarja europianë, që është 2.4 për 100 mijë banorë. Ekspertët vlerësojnë se shumica e kancereve të fëmijërisë janë agresive, që do të thotë se vendosja e një diagnoze dhe fillimi i trajtimit sa më shpejt janë faktorët më të rëndësishëm për mbijetesën, njofton euronewsal.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit