POSTIMET E FUNDIT

Zviceranët e mundën edhe Kosovën në Prishtinë me rezultat 81:73

Media zvicerane: Fitojmë në Prishtinë pavarësisht mungesës së disa basketbollistëve dhe trajnerit

Kombëtarja e basketbollit e Zvicrës (meshkujt) përfundoi fazën e parë të parakualifikueseve për Kupën e Botës me një rekord.

Zviceranët e mundën edhe Kosovën në Prishtinë me rezultat 81:73, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Skuadra zvicerane ka arritur fitoren e gjashtë në ndeshjen e gjashtë, pavarësisht mungesës së disa basketbollistëve të rregullt dhe të trajnerit të kombëtares Papaheodorou (arsye familjare).

Por aktorët e rinj po i marrin gjërat në duart e tyre. Dylan Ducommun shënoi 21 pikë, Yoan Gravorka dhe Paul Gravet shënuan 20 pikë dhe Granvorka gjithashtu pati 10 kërcime.

Zviceranët nuk mbeten kurrë prapa në Prishtinë; Vetëm në një moment rezultati ishte baras (10:10).

Zvicra e përfundon grupin parakualifikues në vendin e parë para Irlandës, Kosovës dhe Azerbajxhanit dhe kualifikohet në fazën e dytë”, shkruan më tej.

Zvicra ka përfunduar në vend të parë me 12 pikë në Grupi A, pasojnë Irlanda ma 9, Kosova me 8 dher Azerbajaxhani me 7 sosh. / K.Goca

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB