0.7 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zhani Ciko: Festivali i Këngës, ngjarja që ndryshoi fytyrën e muzikës shqiptare

Duhet ti lexosh

Në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, maestro Zhani Ciko foli për rëndësinë e jashtëzakonshme historike të Festivalit të Këngës, duke rikujtuar atmosferën e veçantë dhe ndikimin që ky festival ka pasur në jetën artistike shqiptare.

Maestro Ciko theksoi se ky festival ishte një “bum” artistik në vitet e para të organizimit, që ndryshoi gradualisht imazhin e këngës shqiptare, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme publike dhe televizive.

Populli është kronika e gjallë e jetës, dhe ato njerëz që akoma sot jetojnë janë ato që nuk i harrojnë mbresat e para. E ndoqa kolegun tim Jetmir Barbullushin i cili tregoi se e ndiqnin nga radio Festivalin e Këngës, ku festivali ishte një “bum” artistik në atmosferën e atyre viteve. Populli e priti shumë mirë, dyert e sallës që sot është universiteti i arteve ruheshin me polic. Festivali ndërroi imazhin e këngës shqiptare pak nga pak që nga edicioni i parë nga një faktor që merrte pjesë në jetën e njeriut u bë një paradë e cila doli në skenë dhe më pas në ekran”, u shpreh Maestro Ciko.

Një tjetër moment i rëndësishëm i festivalit sipas Cikos ishte prezantimi i autorit të këngës në mikrofon, një risi që nisi me emrin e Avni Mulës. Ai theksoi gjithashtu rolin e dy dirigjentëve të orkestrës, Kristo Kotes dhe Agim Krajkës, të cilët sollën një kombinim të muzikës klasike dhe ritmike.

Në atë edicion nuk u dha çmimi i parë, por u dhanë 3 çmime të dyta, dhe 2 çmime të treta. Këngët këndoheshin në dy variante, për shembull kënga “Fëmija e parë” e këndoi Vaçe Zela por e këndoi dhe Qemal Kërtusha për të treguar se çfarë sjell një interpretim. Diçka tjetër e rëndësishme ishte se formacioni orkestral u dirigjua nga Kristo Kote, një muzikant shumë i mirë i cili drejtoi orkestrën tonë ;por ishte dhe formacioni ritmik i drejtuar nga Agim Krajka. Një fenomen i ri ishte që për herë të parë u shfaq në mikrofonin shqiptar vendi i këngë autorit, dhe ky ishte i pari në historinë e muzikës shqiptare që ishte Avni Mula. Pavarësisht prirjeve politike të asaj kohe në këngë nuk kishte të tilla”, tha ai, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit